Dy shtetas janë rrezikuar të mbyten sot në plazhin e Divjakës.
Policia bën me dije se shtetasit janë B.T, 26 vjeçe dhe F.T, 17 vjeç, të dy banues në Bulqizë.
Ka qenë roja e kullës Nr.1 ai që i ka nxjerrë nga deti, duke u ndihmuar edhe nga patrulla e policisë në breg.
Atyre u është dhënë ndihma e parë dhe më pas janë dërguar në Spitalin e Lushnjës me makinën private të një punonjësi policie kufitare.
Dy shtetasit ndodhen momentalisht nën mbikëqyrjen e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
s.a/dita
