Ishte parashikuar të niste në fillim të gushtit, por procesi i Vettingut në radhët e Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave do të marrë të paktën edhe një muaj kohë.
Vonesës për përzgjedhjen e 5 anëtarëve, me konkurrim të hapur, dhe Sekretariatit Teknik, që do jenë pjesë e komisioneve të rivlerësimit, tashmë i shtohet edhe nevoja e trajnimit disajavor të këtyre trupave të gjykimit, si dhe përgatitja e infrastukturës për mbarëvajtjen e procesit.
Seancat për zyrtarët e policisë që do të skanohen do të jenë të hapura për publikun dhe pritet të zhvillohen në mjediset e Akademisë së Sigurisë.
Komisioni i jashtëm i rivlerësimit, që do të kalojë fillimisht në sitë 300 zyrtarët e policisë më grada të larta, përbëhet nga 5 inspektorë të ILDKPKI-së, 5 pedagogë të Universitetit të Tiranës, si dhe 5 anëtarë që janë zgjedhur me konkurrim të hapur.
Deri më tani, asnjë emër që do përbëjnë këtë komision nuk është publikuar nga Ministria e Brendshme, ndonëse afatet sipas ligjit janë tejkaluar.
Burime nga ky dikaster për Top channel thonë se, mendohet që procesi të marrë formë në shtator, ndërsa përzgjedhja e anëtarëve të komisionit të vlerësimit është bërë nga një përfaqësues i Ministrisë së Brendshme, Shërbimi Informativ i Shtetit, Avokati i Popullit dhe Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Ndërkohë, opozita e ka cilësuar këtë proces një farsë, duke mos dërguar emrat për anëtarët e saj në nënkomisionin parlamentar që do të ngrihet për mbikëqyrjen e vettingut në Policinë e Shtetit.
o.j/dita

Opozita vajton pushtetin e humbur,ajo problem ka VETINGUN dhe e thene me te drejte te ruaj me cdo mjet milionat e vjedhura.Opozita PD-LSI eshte opozita me pa dinjitet qe ka qene ndonjehere ne Shqiperi.Malsori Boston
Shtyhet Vettingu ne polici, eshte normale qe te mos behet fare!
Nga ta fillosh ate Vetting nga keta te shkretet ne fotografi? Tu kerkosh a kane familjar a te aferm te denuar per trafik droge?
Por do ti mbetet hatri Fatke Xhafkes pastaj ministrit qe mburret me Gone-Geronen vellackon e tij te denuar per trafik droge e jo pak po 8 vjet ne mungese! Vettingu ne polici me Fatken kapardisur akoma minister eshte gjeja me karagjoze qe ofron ky pushtet karagjozesh.
Te shohim a do ta byre dot Vettingun Xhafka, a do ta shtyje dot ate Vetting dhe me kryesorja, a do behen aq zhele sa ta kalojne Xhafken ne ate Vetting me gjithe Gone-Geronen ne kurriz?
Ca mhb o zot i madh. Po pse duhet ta politizojn cdo gje kta more aman. Edhe kete proces qe eshte teresisht administrativ.
Lexoni ligjin e vettingut ne polici perpara se te flisni se po e ktheni ne zakon kete gje. Fillimisht flisni pastaj lexoni.