Qarabag-u, leksion Kukësit të mbetur me 10 lojtarë

DITA Online

 

Ka përfunduar aventura e Kukësit në turet eliminatore të Champions League, me skuadrën verilindore që është eliminuar nga Qarabag me rezultatin e përgjithshëm 3-0.

Me takimin e parë që u mbyll në barazim 0-0, fitorja e shënuar në 90 minutëshin e dytë i dha një biletë për në raundin e 3-të kualifikues të turneut më të rëndësishëm për klube.

Dy golat e parë të takimit u shënuan nga penalltia, ku u realizuan mjeshtërisht nga spanjolli Dani Quintana.

31-vjeçari u tregua i saktë nga 11 metërshi në minutat 24-t dhe 57-të.

Në rezultatin përfundimtar ndikoi dhe mbetja me 10 lojtarë e Kukësit, pasi mbrojtësi Albi Alla u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 52-të, duke prishur ekuilibrat në fushën e lojës.

Goli i Delarge hipotekoi fitoren e vendasve që dominuan në çdo aspekt ndaj nënkampionëve të Shqipërisë.

Në raundin tjetër azerbajxhanasit do të gjejnë përballë Bate Borisov.

a.s/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *