Publikohen pamjet: Si u ekzekutua 23 vjeçari shqiptar në Bari

Ornela

23 vjeçari shqiptar i identifikuar si Viktor Picaku u vra në Bari mbrëmjen e djeshme.

Sakaq, janë publikuar pamjet video që tregojnë momentin e ekzekutimit të të riut.

Picaku, veshur me pantallona treçerekshe, po ecte në mes të sheshit, teksa dy persona me një motor iu afruan dhe e qëlluan në kokë.

Mediat italiane raportojnë se autorët e kanë ndjekur të riun dhe më pas e qëlluan për vdekje.

Nga hetimet paraprake dyshohet se 23 vjeçari u vra për motive pasionante.

Mendohet se viktima ka mbrojtur një vajzë. Ende nuk janë identifikuar autorët e krimit të rëndë, ndërsa dyshohet se ata janë dy persona me ngjyrë.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *