Nga Pirlo e Baggio te Higuaín: 12 lojtarët që janë këmbyer mes Milanit dhe Juventusit

DITA Online

 

Operacioni tresh mes Juventusit dhe Milanit do të shtojë Mattia Caldara dhe Gonzalo Higuain në listën e gjatë të lojtarëve, të cilët kanë mbrojtur ngjyrat e fanellës bardhezi dhe asaj kuqezi.

Gjë të cilën e provoi edhe Leonardo Bonucci, i cili bëhet shkak për këto lëvizje mes dy klubeve të njohura të futbollit italian, merkaton e kësaj vere.

Po ju prezantojmë me 12 nga më të shquarit.

1- Andrea Pirlo (Milan 2001-2011) – (Juventus 2011-2015)

Me 32 vite mbi supe, te Milani besonin se rënia e fantazistit të njohur italian kishte filluar. Por, drejtuesit kuqezinj ishin të gabuar. Paraqitja e Pirlos me Juventusin dëshmoi për një ri të dytë të tij.

2- Filippo Inzaghi (Juventus 1997-2001) – (Milani 2001-2012)

Ai u largua nga Torino për 37 milionë euro. Me fanellën kuqezi u shndërrua në legjendë të Milanit, pasi fitoi, ndër të tjera, edhe dy Champions.

3- Fabio Capello (Juventus 1970-1976) – (Milani 1976-1980)

Kampion i Italisë me të dyja skuadrat, si lojtar dhe si trajner.

4- Roberto Baggio (Juventus 1990-1995) – Milani 1995-1997)

Fitoi një “Top të Artë” me Juventusin, para se Berlusconi ta merrte dhe ta bashkonte me yjet e tjerë të tij, në Milano.

5- Edgar Davids (Milani 1996-1997) – (Juventusi 1997-2004)

Në Milano u përshkrua si një “mollë e kalbur”, ndërsa në Torino, mesfushori energjik hoplandez triumfoi dhe u bë i domosdoshëm.

6- Gianluca Zambrotta (Juventusi 1999-2006) – (Milani 2008-2012)

Shtatë vite te Juve i dhanë atij famë dhe tituj, por edhe në Milano, me fanellën kuqezi, mbrojtësi italian, gjithashtu, arriti të fitonte “scudetto”.

7- Zlatan Ibrahimovic (Juventusi 2004-2006) – (Milani 2010-2012)

“Delle Alpi” dhe “San Siro” patën fatin të shihnin një nga lojtarët më të shkëlqyer të kohëve të fundit.

8- Giusseppe Meazza (Milani 1940-1942) – (Juventusi 1942-1943)

I pari lojtar i madh, që ndryshonte fanellën kuqezi me atë bardhezi. Te Milani ai bëri një emër, me të cilin nuk shkëlqeu në Torino.

9- Emerson (Juventusi 2004-2006) – (Milani 2007-2009)

Pas eksperiencës me bardhezinjtë, “Calciopoli” e dërgoi atë në Spanjë. Ai u kthye në futbollin italian dy vjet më vonë, për t’u veshur kuqezi.

10- Paolo Rossi (Juventusi 1981-1985) – (Milani 1985-1986)

Heroi legjendar i futbollit italian, kaloi tre vite te Juventusi dhe 1 vit në Milano.

11- Vieria (Milani 1995-1996) – (Juventusi 2005-2006)

Ai kujtohet për karrierën e tij të gjatë në Angli, por ka luajtur 2 ndeshje me Milanin dhe 31 ndeshje me Juventusin.

12- Vieri (Juventusi 1996-1997) – (Milani 2005-2006)

I vetmi futbollist, i cili ka qenë golashënuesi më i mirë në ligat spanjolle dhe italiane.

a.s/dita

Share This Article