Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu kanë zhvilluar një takim me strukturat e Policisë Vendore Shkodër. Gjatë këtij takimi, ministri Xhafaj nuk i ka kursyer fjalët e mira për punën e policisë në parandalimin e disa ngjarjeve kriminale të fundit në këtë rreth, por ka pasur një porosi për çështjen e aksidenteve.
“Vlerësim pozitiv për punën e strukturave të Policisë Shkodër. Ju inkurajoj për gjithçka po bëni, me gjithë vështirësitë që keni në punën e përditshme. Keni një vlerësim të veçantë për reagimin policor në parandalimin e disa ngjarjeve të fundit në Shkodër, të cilat kanë rritur klimën e besimit të qytetarëve te Policia e Shtetit. Ajo që kërkoj janë masat shtesë për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe menaxhimin e trafikut të rënduar për shkak të sezonit veror dhe në Pikat e Kalimit Kufitar”, u shpreh ministri Xhafaj.
Nga ana tjetër Drejtori Vendor i Policisë Vehbi Bushati tha se situata e kriminalitetit në qark është nën kontroll dhe ka ulje me 10% krahasuar me 1 vit më parë.
“Janë kryer disa operacione dhe ndërhyrje në kohë të policisë për parandalimin e ngjarjeve me pasoja. Kemi marrë disa masa për sezonin turistik, u ngrit stacioni i Thethit. Ndërkohë kemi ulje të ndjeshme të rasteve të kultivimit të kanabisit”, u shpreh Bushati.
l.h/ dita

. Mbaj mend para 1 muaj sec ben nje takim me ministrin e malit te zi ku thoshin qe do hapnin pike te re. Jane demagogji thoshte babai im qe eshte demokrat. Sot e hapen. Nga njerzit me operativ ne qeveri, kshu eshte kur flet puna dhe jo llafet e televizioneve. Suksese.
Me vjen mire per keto pika kufitare te reja. Kto jane ura lidhese dhe jo mure bllokimi. Bravo.
Zgjedhja me e mire qe ka bere Rama ne dy mandatet e tij ka qene Fatmiri si minister.
http://www.panorama.com.al/dergohen-per-rendin-ne-jug-policet-kercenojne-me-arme-pronari-i-restorantit-na-vune-pistoleten-per-nje-salce-kosi/
I shkreti Xhafaj po perpiqet te largoje njollat e zeza sterre qe e fundosen fare.
Ti anal info je bere si ajo letra higjenike qe i heq mire njollat apo jo???
Situata e kriminalitetit eshte ulur 10%. Kjo eshte nje mrekulli qe duhet festuar pasi ne Shkoder njerezit ndjeheshin te sigurte,shume te sigurte, gati njilloj si ne kohen e Merhumit!
Më vjen keq zoti Ministër , që nuk ke për të ndalu dot vdekjen e shqiptarëve përditë nëpër rrugët e Shqipërisë . Pse ? Sepse drejtuesit e Policisë e veçanërisht ato të Policisë Rrugore janë out fare , vetëm për show e për të numru të vdekurit e të plagosurit dhe më e keqja , me gjithë këto fatkeqësi e tragjedi , një pjesë halldupe e kësaj policie , e kanë mendjen , jo tek jeta , por tek dhuna e kuleta ..
Po deshe zoti ministër , që pas 1 muaji , jo të vritet , por , as të ketë mundësi me u gërvisht asnjë shqiptar rrugëve të Shqipërisë , bjeri telefonit 068 20 ….. . E ka numrin Mero Baze .
Bashkë do ngrejmë dhe vendosim RREGULLIN , me këto ligje që kemi , dhe me dy tre nene shtesë e asgjë më tepër . Mos harro . Aksidentet kanë vrarë , plagosur e lemerisur jo vetëm familjet shqiptare , por edhe turistët , duke dëmtuar dhe zhvleftësuar jasht mase punën kolosale dhe arritjet e të tjerëve në këtë drejtim .
Edhe kriminaliteti e vrasjet nuk zhduken me lutje . Ngritja dhe vendosja e RREGULLIT , me ligjet egzistuese , e me dy tre nene shtesë , do bëjë , që brenda 3 muajve , Jo të vrasin edhe bash në mes të pjacave , Jo të shtijnë , Jo të mbahen armë si cuba e si hajna , por nuk do kenë guximin me mbajtë as thikë në shtëpi , pa e dorëzu vetë , ose brima e miut 500 grosh .
Turpi ma i madh kur dalin e bëjnë show nëpër TV policët tuaj , e kriminaliteti e vrasjet rriten e s,ndalen .
Pas 3 mujash mund të zhdukësh dhe ngujimin .