Policia e Librazhdit ka vënë në pranga një 52-vjeçar i identifikuar si Hekuran Gogu banues në fshatin Goriçan, Bashkia Ura Vajgurore.
Mësohet se ky shtetas ka vjedhur një çante dore ku në të ndodheshin 900 paund dhe dokumente të ndryshme, në pronësi të shtetasit A. Ç., 34 vjeç me banim në Librazhd.
Çanta e dorës dhe paratë u sekuestruan nga policia së bashku me dokumentet e tjera.
52-vjeçari do akuzohet për veprën penale “Vjedhja” sipas nenit 134 të Kodit Penal.
l.h/ dita
