Situata në veri, Haradinaj mbledh Këshillin e Sigurisë

Ornela

Retorika e Beogradit për autonominë e veriut do të marrë përgjigjen e merituar.

Kryeministri Haradinaj e bëri paralajmërimin pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, që diskutoi situatën në veri.

Nëse dikush del nga ligjet e Kosovës dhe marrëveshja, ligji do të veproj, nuk ka dilema, do të marr përgjigjen e vet. Sa i përket veriut, ne çdo herë kemi mirëpritur ardhjen e çdo qytetari të botës tek ne dhe po pritet mirë në çdo pjesë të Kosovës, e kushdo që hyn në territorin e Kosovës me qëllim të prishjes së rendit dhe ligjit, do të marr përgjigje nga ligji ynë. Jemi në gjendje gatishmërie nëse ka prishje të rendit dhe ligjit

Kryeministri paralajmëroi se nuk do të tolerohen veprimet e njëanshme apo daljet nga marrëveshjet ndërkombëtare.

Ai theksoi se situata në Kosova paraqitet e qetë, por gjithsesi kërkoi rritje të numrit të forcave të rendit në veri.

o.j/dita

Share This Article
1 Comment
  • O ramush- nuk ke c’i do serbet e veriut te Kosoves, por mbidhe mendjen dhe bashkohu me Shqiperine. Perseri do te te zgjedhim Kryeminsiter te shtetit shqiptar te Kosoves, brenda Federates Shqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *