Përfshirja e votës së emigrantëve në Kodin Zgjedhor do të kërkojë ndryshime kushtetuese.
Ministri i Diasporës, Pandeli Majko, zbulon se është diskutuar mundësia e një tjetër ndërhyrjeje në librin themeltar të shtetit çka do të kërkojë edhe dakordësinë e opozitës.
“Ajo qe unë kam frikë është në duhet të prekim Kushtetutën. Pasi një nga sistemet apo modeli i përshtatshëm për pjesëmarrjen e diasporës do të kërkojë ndryshimin e formulës së zgjedhjes së deputetëve. Për fat të keq jemi treguar shumë detajistë për sa i përket Kodit Zgjedhor në ndryshimet kushtetuese të 2009 për shkak të mosbesimit që kishin palët.”
Majko flet për vështirësitë që ka votimi i shqiptarëve të diasporës, një premtim ky i hershëm i socialistëve.
“Votimi është një moment i rëndësishëm, por që unë në përgjithësi kam qenë i rezervuar për të dhënë një formulë fundore për këtë çështje. Dua të theksoj që rezoluta e nënvizon dhe i kërkon Komisionit të reformës zgjedhore që sa më shpejt të marrë një vendim për këtë çështje pasi i takon këtij Komisionit që të vendosë dhe unë i jam shmangur debateve të natyrave të tilla në publik pasi mendoj që kolegët e mi qofshin të majtë qofshin të djathtë në esencë janë shprehur pro votës së shtetasve tanë jashtë vendit. Kjo ka shumë rëndësi. Ajo që ne po diskutojmë aktualisht është mënyra sesi do ta realizojmë atë”, deklaroi Majko, ndërsa ka gati dhe propozimet që çojnë tek një zgjidhje.
“Një nga shanset që kemi dhe që mund të kryhet pa shpenzime. Të gjithë shtetasve shqiptar tani ju plotësohet 10-vjeçari i përdorimit të dokumenteve të identifikimit. Do të thotë të gjithë duke filluar nga Presidenti i Republikës duhet të ribëjnë pasaportat. Është momenti kur të specifikohet dhe adresa dhe të vendoset ajo permanente jashtë shtetit, jo adresa që kanë patur kur jetonin në Shqipëri.”
Në korrik, Kuvendi vetëm me votat e shumicës miratoi rezolutën e parë për diasporën, ku adresohet edhe zgjidhja e çështjes së votimit të emigrantëve.
a.s/dita

Problemi qe shikojne emigrantet nga regjistrimi i adresave te tyre jashte shtetit eshte se ata shikojne rrezikun e taksimit te dyfishte nga shteti ku punojne dhe nga shteti ame. Nese Shqiperia do ti regjistroje emigrantet qe punojne jashte dhe do tju jape te drejten e votes pastaj do te filloje tu kerkoje pagim taksash. Nderkohe keta shqiptare jane bere qytetare ne vendet ku jetojne. Taksimin e shikojne si gjene e fundit qe duhet te kene mbi shpine pas taksave shume te medha qe paguajne ne ato vende. Jepni nje sqarim se perse e doni adresen e shtepise. Nga ana tjeter, dhenia e adreses perben rrezik per keta qytetare. Sepse, nese pushtetin e marrin falangat esadiste atehere ne dere mund te shfaqet ndonje tropojan qe te kerkon ta paguash kamata ose te pret koken. Keto jane frikerat e diaspores.
Shqiperia ka nenshkruar konventa bilaterale per mos taksimin e dyfishte. Eshte abc ja e politikes fiskale.
Sakte 12. Po thua dine gje per kete shqipot.
Z. Majko, kujdesuni tu rregulloni e permiresoni jeten atyre qe banojne ne Shqiperi, e pastaj per te drejten e votimit per ne qe u duhemi sa per numer, por qe nuk kthehemi me per te jetuar atje.
Z
Majko, shiko te rregullosh hartimin e nje Kushtetute te re per Shqiperise sipas modelit te kushtetutes se Amerikes, ku presidenti zgjidhet nga populli. Ai emigrant qe eshte bere shtetas I vendit ku banon, voton per shtetin e vet; nuk ka pse te votoje per politikanet e Shqiperise.
Pas pirjes se birave me Thaqin ,Majko kerkon ate qe pasi Shqiperia po stabilizohet te destabilizohet rishtaz!Kjo ender e Berishizmit .Gjinua tashme eshte rritur e kerkon grua!Shume bukur e nenvizon nje komentues per rregullimin e kushtetutes per zgjedhjen e presidentit nga populli se skeni lene sharlatane pa vene ne ate post me pazaret e pista te politikes kurve qe ndiqni!Majkua eshte si shteti paralel Berishjan ne kete qeveri ose si serbet qe kerkojne autonomi ne Kosove!Rrije rehat Pandush se çelsat e kashtes ke ne qeveri e mos te te genjeje mendja se ndonje dite do te gedhihesh president!
Majko mos u merr me keto gjera se nuk jane per intelegjencen tende. Mire ishe deputet i thjeshte ku nuk te vinte kush ne pulle. Tani do te japesh edhe mend e cfare se, te ndryshohet kushtretuta.