Caldara-Higuain, ja si do të luajë Milani në sezonin e ri

DITA Online

 

Një sulmues i klasit botëror dhe një mbrojtës qendror, i cili i ka të gjitha kreditet të jetë e ardhmja e kombëtares italiane, i shoqëruar me Romagnoli-n.

Milan ka siguruar dy pjesë të rëndësishme të formacionit, Higuain dhe Caldara, tani është Gattuso që të ideojë formacionin në mënyrën e tij të të kuptuarit të futbollit.

Dy blerje që i lejojnë teknikut të studiojë zgjidhje të ndryshme: nga 4-3-3 në bazë të 4-2-3-1, deri në 4-3-1-2 të memories së Carlo Ancelotti-t.

Dy afrime në ekip, por praktikisht të pashmangshme nga formacioni.

Caldara do të jetë qendra e mbrojtjes dhe Higuain qendër të sulmit, me tifozët e Milanit që janë duke pritur. Taktika që do të aplikojë, me siguri do të sjellë me ta argumente të ndryshme që Gattuso do të duhet të bëjë për ta bërë ekipin e tij më të mirë dhe për të gjetur mënyrën e duhur për ta vendosur atë në fushë.

Duke filluar nga siguria e shpallur ditën e parë nga ana e teknikut, ose mbrojtja në katër, ardhja e Caldara dhe Higuain ofron zgjidhje të ndryshme. Për ish-mbrojtësin e Atalanta do të jetë e nevojshme një periudhë adaptimi pas viteve më të mira që ka kaluar duke luajtur në një mbrojtje me tre nga Gasperini, me Toloi dhe Masiello që mbronin shpatullat e tij. Dyshja me Romagnoli-n premton shumë dhe në të djathtën e tij do të jetë ish-shoku Conti, sapo të riaftësohet nga dëmtimi. Sidoqoftë, në zhvillimin ofensiv, Gattuso do të ketë më shumë zgjedhje.

Në përvojën e tij në Napoli dhe në Juventus, “Pipita” ka treguar se di të bëjë më mirë kur është i lirë të kryejë repartin vetëm nga qendra. Në 4-3-3 të Sarri-t ai regjistroi rekordin e golave në Serie A në një sezon të vetëm (36) dhe gjithashtu me bardhezinjtë ka bërë më shumë me skemën 4-3-3 ose me tre trekartistët pas tij, që kur u thirr në duet me Dybala. Për këto arsye, të paktën në fillim, Milan do të vazhdojë në rrugë nga 4-3-3 ose 4-2-3-1 në vend që të gozhdojë me vendosmëri 4-3-1-2 ose 4-4-2 të dashur nga Gattuso.

Sidoqoftë, baza e njëmbëdhjetë është bërë shpejt nga afrimet ose nga shitjet e shkëlqyera. Donnarumma midis shtyllave; mbrojtja me katër me Conti, Caldara, Romagnoli dhe Rodriguez nga e djathta në të majtë; Kessie, Biglia, Bonaventura në mesfushë; Suso, Higuain dhe Çalhanoglu në tridentin sulmues.

Të gjithë të përzier duke avancuar Bonaventura dhe duke afruar turkun pas “Pipita” në versionin tjetër më të mundshëm. Megjithatë, për të parë çiftin Cutrone-Higuain, do të duhet pak kohë.

a.s/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *