Biletat e ndeshjes Shqipëri-Izrael kanë dalë këtë të shtunë në shitje.
Ndeshja e parë e Kombëtares së Panuccit në Ligën e Kombeve do të luhet më datë 7 shtator në stadiumin “Elbasan Arena”.
Çmimet e biletave variojnë nga 1000 lekë të reja mbrapa porte deri në 18 mijë lekë në tribunën VIP.
Ndonëse emri i kundërshtarit nuk është intrigues, çmimet janë dukshëm më të larta se për sfida shumë më prestigjoze.

s.a/dita
