Çiklisti gjerman në telashe, hyn në banesën e fqinjit pa leje dhe arrestohet

Dita

Ish çiklisti i njohur gjerman, Jan Ullrich është arrestuar nga autoritetet spanjolle pasi është futur pa leje në banesën e fqinjit të tij, regjisorit Til Schweiger.

Media gjermane raporton se fituesi i turit të Francës (1997) ka kaluar gardhin e banesës së Schweiger, ndërkohë që, ky i fundit po festonte me miqtë shfaqjen në kinema të filmit të tij më të fundit “Honey in the Head”.

Sipas të përditshmes Bild, Ullrich e ka pranuar vet agresionin e shfaqur.

“Isha në rajonin e policisë prej 5 orësh dhe mund të konfirmoj që ndodhi një incident me fqinjin tim Til. Nuk i imagjinoja kështu pushimet e mia”,  citohet të ketë thënë çiklisti gjerman.

Nuk është hera e parë që Ullrich ka probleme me ligjin. Në 2014-n ai u përplas me një makinë, duke plagosur dy persona. Çiklisti u dënua në këtë vit me 21 muaj në lirim me kusht dhe me 10 mijë franga gjobë për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *