U dëbua në Afganistan, Gjermania kthen sërish emigrantin

Dita

Një azilkërkues nga Neubrandenburgu, i cili u deportua më 3 korrik, do të kthehet së shpejti në Gjermani.

I riu që jetonte në Gjermani që prej vitit 2015, ishte një nga 69 personat që u deportua nga Mynihu në Afganistan.

“Der Spiegel” raporton se dy javë më vonë u mësua se 20-vjeçarin nuk duhej ta kishin dëbuar, për shkak të një procesi gjyqësor në vazhdim e sipër në Gjykatën Administrative Greifswald.

Ai kishte hedhur në gjyq refuzimin e kërkesës së tij për azil dhe një javë pas dëbimit, refugjatit i duhej që të dilte para gjyqit.

Ministria Federale e Punëve të Brendshme bëri të ditur që prej dy javësh se Zyra Federale për Migrimin dhe Refugjatët (BAMF)  do të niste së shpejti hapat e nevojshëm.

Avokatja e azilkërkuesit, Sonja Steffen reagoi e lehtësuar: “Mua m’u konfirmua që shteti ynë juridik funksionon dhe që gabimi i madh që u bë, tani po korrigjohet.”

s.a/dita

 

Share This Article
1 Comment
  • Avokatet ne pergjithesi jane plehra, por keta te shteteve te BE dhe kjo gjermania, per disa para po degjenerojne rracen e tyre duke shkaterruar popullsine presin bythezin dhe terroriste myslimane qe nuk i lidh asgje me krishterimin.
    Dihet shume mire se cfare kane hequr gjermanet per te bere Gjermanine qe sot po e sulmojne te gjithe per te jetuar. TURP.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *