Hulumtuesit e robotikës janë fokusuar në studimin e bletëve, në mënyrë që të ndërtojnë mjete fluturuese inteligjente.
“Truri i tyre mund të jetë i vockël, por bletët mund të bëjnë shumë më tepër se dronët e sotëm”, thotë Alex Dewar në Universitetin Sussex.
Ai shprehet më tej se “bleta punëtore është në gjendje të dalë dhe të mësojë mjedisin, të gjejë lule, të mbledhë nektarin dhe të kthehet në fole. Pastaj këto të dhëna i komunikon tek bletët e tjera.”
Profesori Andy Philippides në Universitetin Sussex shprehet se truri i insekteve dhe sjelljet e tyre mund të merren mjaft mirë si model për dronët inteligjentë.
“Ato sillen rreth folesë, gjë që i ndihmon të orientohen në atë mjedis. Faza tjetër për ne është se si t’i përdorim këto të dhëna në dronët tanë për të strukturuar informacionin që vjen, që ta bëjmë sa më të lehtë procesin e vetmësimit dhe navigimit.”
s.a/dita
