Real, “macja e zezë për Juventus, “merengues” fitojnë 3-1 në turneun e ICC

DITA Online

Real Madrid vijon të jetë “macja e zezë” për skuadrën e Juventusit, pasi “merengues” fituan 3-1 ndaj bardhezinjve në ndeshjen e fundit të International Championship Cup, zhvilluar në Amerikë.

Edhe pse Juventusi kaloi i pari në epërsi me një autogol të Carvajal (minuta e 12-të), madrilenët arritën të përmbysin shifrat, duke barazuar fillimisht me Bale (minuta 39) dhe më pas Asensio realizoi dy herë në pjesën e dytë (minutat 47 dhe 56).

Allegri luajti me skemën 4-3-3, natyrisht pa Cristiano Ronaldon, që ka vetëm një javë që stërvitet me kampionët e Italisë, por me këtë skemë luajtur edhe Lopetegui, por që ndryshe nga Juve ka në sulm treshen e frikshme Isco-Bale-Benzema.

Kjo bëri diferencën në fushë dhe pas një pjese të parë të mbyllur në barazim 1-1, kampionët e Europës treguan se janë më superior në pjesën e dytë, duke realizuar dy herë me Asensio, më i miri në fushë.

https://www.youtube.com/watch?v=xA6IdXKYKUc

a.s/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *