Për zgjedhjet e radhës,
e largët është data,
po Rama me Bashën,
bëjnë deklarata!.
Bëjnë deklarata,
dy yjet e ndritur,
që më kanë pataksur,
që më kanë habitur!.
Rama është i lodhur,
dhe mbase s’ka faj,
që do përsëri,
një Shtatëmbëdhjetë Maj!.
Po Luli që njihet,
si një goxha burrë,
me një ton të prerë,
Ramës i thotë:”Kurrë!.”
Rama në fitore,
e shpuri partinë,
dhe i vetëm fare,
e mori tepsinë!.
Tepsisë të gjithë,
ja dinë kimetin,
po kur ndan atë,
do ndash dhe pushtetin!.
Tepsia afron,
të mirat e shtetit,
por ajo të shton,
barrën e pushtetit!.
Tepsia e shkretë,
s’ka vetëm kismete,
se barrë e pushtetit,
të zë ndënë vete!.
Në mes të mandatit,
nuk di nga t’ja mbash,
ndaj mendon që barrën,
me të tjerë ta ndash!.
Kjo është me sa duket,
taktikë e Të Gjatit,
të fali pushtet,
në mes të mandatit!.
Veten mos e jep,
more i bekuar,
në mes të mandatit,
askush s’është dorëzuar!.
Me mijëra kumrije,
të këndojnë në kokë,
ama-opozita,
është fare për tokë!.
Neve të votuam,
të drejtosh pozitën,
dhe jo që të ngrësh,
në këmbë opozitën!.
E pamë bereqetin,
e të Parit Maj,
pamë ç’nivel që kishin,
ministrat e saj!.
Kush ta jep të drejtën,
more Beu ynë,
që të ndash pushtetin,
në një tavolinë!.
As mund t’i mendosh,
këto marrëzira,
se pushteti ndahet,
nga zgjedhjet e lira!.
Katër vjet-Sovrani,
i ndan për një ditë,
kush do qeverisi,
dhe kush opozitë!.
Shoku Lulëzim,
mos na përkëdhelet,
se pa konkurrim,
s’ha dot karamelet!.
Gjysmën e pushtetit,
Rama vjet ja dha,
po qofte te Daja,
vit për vit nuk ka!.
Në ato pesë muaj,
qe dhe LSI-ja,
dhe është pak të themi,
u bë batërdia!.
Nga ajo marrëveshje,
që fuste shumë ujë,
shteti edhe sot,
është komplet rrëmujë!
Këto lloj marrëveshjesh,
quhen kurvëri,
dhe nuk mund të bëhen,
kurrë përsëri!.
Përgatitu Luli,
për zgjedhjet e reja,
se nuk ka fitore,
po s’pati beteja!.
Dhe nëse Edvinit,
s’i mban më balanca,
në zgjedhjet e tjera,
të bëjë aleanca!.
A. DUKA
