Thaçi kundrejt Berishës

DITA Online

 

Bedri Islami

Në ditën e djeshme, jo edhe aq papritmas, një deklaratë politike e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, si një përgjigje ndaj qëndrimit të Sali Berishës për Kosovën Lindore, më shumë se habi, ngjalli bujë të pamatë. Është një deklaratë e drejtpërdrejtë, pa asnjë dorezë diplomatike, e thënë shkoqur dhe me forcë, çka, deri tani, nuk ka qenë në natyrën e zotit Thaçi.

Më shumë se sa një deklaratë politike ajo ishte një qëndrim politik, që, si duket, ka ardhur pas një konstatimi jo t tashëm, por të mbajtur deri tani brenda vetes, për të mos shpënë gjërat deri në ashpërsim.

Tani, krejt ndryshe, shfaqet një President i Kosovës i ashpërsuar, i drejtëpërdrejtë në akuzat e tij, i hapur për të patur një deat edhe më të rëndë, por edhe i bindur se ka të drejtë në dy gjëra themelore:

Së pari, se institucioneve të Kosovës sot më së paku iu duhen këshillat e të dëbuarve me vot masive nga skena politike, duke nënkuptuar qartas zotin Berisha, dhe,

Së dyti, ai ka marrë përsipër realizimin e një ëndrre, e cila nuk parasheh as ndryshim të kufijve të sotëm të Kosovës, as shkëmbim territoresh, por një aspiratë, synim dhe tentim politik për të sjellë në tryezën e bisedimeve njërën nga çështjet më të nxehta shqiptare: Kosovën Lindore dhe, duke bërë të gjithë përpjekjet e mundshme që ajo pjesë shqiptare, në mos t’i bashkohet Kosovës, të paktën të kenë po aq të drejta, në mos edhe më tej, se sa pushteti i Beogradit po kërkon për pakicën serbe në Kosovë.

Në tryezën e bisedimeve janë hedhur të gjitha. Ajo, që, befas, hodhi zoti Thaçi, idenë e bashkimit të Kosovës Lindore, Preshevë, Medvegjë, Bujanovc, në kuadër të korrigjimit të kufirit, në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërshtetërore në mënyrë paqësore, më tepër se sa ide e vetë Presidentit të Kosovës, duhet të jetë hedhur edhe nga struktura të njohura ndërkombëtare, nga institucione të rëndësishme që monitorojnë jo vetëm Kosovën dhe shtetin serb, por marrin parasysh edhe perspektiva të epërme të zhvillimeve ballkanike.

Si duket, këtë fillesë të institucioneve ndërkombëtare ka kapur edhe zoti Thaçi, për ta hedhur në mesin e dialogut të ashpër të këtyre ditëve dhe me patjetër është gjendur mes dy mundësive: nëse ai nuk do e ngrinte çështjen e shqiptarëve në Kosovën Lindore, me siguri, jo vetëm disa vite më pas, por edhe disa orë më vonë, do të niste një fushatë e zakonshme opozitare se “Thaçi e shiti Luginën e Preshevës”, ashtu si, në rastin e kundërt, tani që synon të zgjidhë këtë nyje politike, me aq sa do të mundet, po hidhen të gjithë qëndrimet ogurzeza pr shprishjen e lëmshit ballkanik dhe çoroditjet botërore nëse këto vise, thellësisht shqiptare dhe shpesh herë determinuese në qëndrimin e tyre kombëtar, në rastin më të mirë  do të bëhej pjesë e shtetit të Kosovës, apo, në rastin më të keq do të kishte autonominë e gjërë të saj.

Sidoqoftë kjo është një çështje tejet e nxehtë. Me të nuk guxon të luajë asnjë njeri i politikës, në të gjitha anët e kufirit, aq më tepër nuk mund ta sjellin në skenë ata që e kanë mohuar në kohën e tyre, e kanë nëpërkëmbur dhe tani, duke menduar se po vjen një kohë tjetër, mendojnë ta risjellin në kohë.

Qëndrimi i Berishës ndaj zgjidhjes së çështjes së shqiptarëve në Kosovën Lindore është krejt i njëjtë me atë që ka pasur ai për Kosovën në fillimin e viteve (0 të shekullit të shkuar, kur i kujtonte shqiptarët e Kosovës se Beogradi është kryeqyteti i tyre dhe se gjithçka mund të zgjidhej nën regjimin e Millosheviçit, përmes një autonomie të gjërë.

Thaçi dhe Berisha ndeshen për herë të parë kështu konkretisht, ndeshen ashpër, njëri duke hedhur gurin e bërë përpjekje për të fshehur dorën, e tjetri, krejt i drejtpërdrejtë.

I pari, Berisha, duke i qëndruar besnik natyrës së tij, thellësisht tinzare dhe duke bërë përpjekjen e daljes mbi ujë; tjetri, Thaçi, duke dalur jashtë natyrës së tij të përmbajtur, çka e ka bërë atë deri më tani një politikan të heshtur, që ruante të gjithë krahët e tij dhe që, megjithëse i dinte fare mirë punët, ndoshta si pak të tjerë, ruante qetësinë, krijonte atë mjedis që i duhej, përpiqej t kalonte mbi njohuritë e tij për të gjetur një urë tejshkimi.

Në të vërtetë, duke qenë pjesë e dy filozofive politike, me aspirata krejt të ndryshme me njëri tjetrin, ardhur në politikë edhe nga rrugë të ndryshme, ata e kanë pasur përplasjen e parë kur njëri, Berisha, ishte në kulmin e pushtetit të tij, dhe tjetri, Thaçi, sapo e kishte nisur këtë rrugë.

Berisha vinte nga komunizmi arkaik dhe konservator deri në thellësi, të cilit i kishte shërbyer; ai kishte dhe ka ende edhe sot mendimin se regjimi i Titos në Kosovë ka qenë më i butë se sa regjimi i Hoxhës, për të klasa politike në Kosovë që kishte ardhur nga Lidhja Komuniste e Kosovës ishte e duhura dhe me të ai krijoi lidhjet për të dërmuar shtetin ku ishte president.

Thaçi, në kohën kur erdhi në Shqipëri, ende pa shkuar në Zvicër, ishte njëri ndër të kërkuarit nga Shërbimi i fshehtë serb, i dyshuar për aksione luftarake, pjesë e listës së arrestimeve, si vazhdim i atyre që kishin ndodhur fill pas Mbledhjes së Katërt të Përgjithshme të LPK-së, që mori vendimin për ngritjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Berisha ishte njeriu i hapur për një sërë njerëzish të lobit udbash dhe titist, streha e tyre në Tiranë, dhe, përmes tyre ai vendosi lidhje me shumë elementë që në një vend normal as që duheshin lejuar të vinin në Shqipëri.

Ata, Berisha i priti përzemërisht dhe njëkohësisht ndaloi hyrjen dhe ngushtoi hapësirën për ata që ishin të një grupimi tjetër, të lëvizjes çlirimtare, të cilët i vendosi në listat e ndalimit të hyrjes në Shqipëri, të survejimit dhe, më tej, të ndjekjes e në disa raste, të burgosjes së tyre.

Kjo përballje e parë, njëri nga pozita e të fortit, tjetri nga momenti i pritjes, megjithëse të ashpra dhe të ditura nga Thaçi, nuk janë shpallur asnjëherë si tani, pra nuk kanë përbërë lajm të dyfishtë, si pjesë e së të vërtetës dhe si deklaratë e Presidentit të Kosovës.

Fakt është se njohja e tyre, për shumë vite, ka qenë vetëm e larguar. Berisha ka dëgjuar për Thaçin ndoshta nga njerëzit e afërt të tij në shërbimin e fshehtë serb në Kosovë, shqipfolës, që u bënë ambasadorë, ministra, gazetarë, tregtarë dhe të cilët krijuan korridorin e trafikimit të naftës shqiptare për makinerinë vrastare të Millosheviçit. Më së shumti ai ka dëgjuar kur u bë i njohur fakti se Thaçi do të ishte Drejtori Politik i UÇK-së, por edhe asaj kohe, takimet mes tyre, nuk kanë ndodhur. Asnjëherë ata nuk u takuan me njëri tjetrin gjatë luftës së Kosovës dhe, pikërisht në ditët kur Thaçi do të ishte në zonën Operative të Dukagjinit, për të risjellë në drejtimin e saj Ramush Haredinajn, të cilin klani proserb, i lidhur ngushtë me Berishën, përmes një puçi kryepleqësh dhe lëdëkëist,kërkonte largimin e tij, Berisha do të bënte përpjekjen tjetër për grusht shteti në Tiranë. Ishte një sinkron i jashtëzakonshëm, mes asaj që pritej të ndodhte në Kosovë, në zonën Operative të Dukagjinit dhe asaj që kërkohej të ndodhte në Tiranë: mbyllja e rrugëve të UÇK-së, hapja e një fronti brenda shqiptar në Kosovë, si një luftë mes vetes, shuarja e luftës dhe mbetja e Kosovës si një provincë serbe e shkallës së fundit.

Berisha, pas vitit 1996, për politikën në Kosovë, e të gjithë krahëve, ishte një frymë e harruar. Rugova, edhe ai kundërshtar i luftës çlirimtare, e kishte lënë në harresë ish-mikun e tij në Tiranë. Rugova do të ishte i pari që e kuptoi se Berisha ishte i gatshëm ta shiste atë me gjithë Kosovën për të siguruar pushtetin e tij dhe i mbylli dyert e takimeve.

Thaçi nuk i mbylli dyert për Berishën. Më i zgjuar politikisht se sa Berisha, sepse është më i qetë dhe di se çfarë kërkon në secilin moment, ai vazhdoi t bënte të paditurin për gjëmën që Berisha ishte munduar të sjellë në Kosovë. Ai e dinte se mes tij dhe ish shefit të presidencës në vitet e paraluftës, urat ishin gjysëm të këputura, por, praktik si natyrë dhe joshës në politikë, ka heshtur për shumë kohë, nganjëherë duke tejkaluar një të vërtetë ku kishte qenë pjesë.

Të gjitha ata që Presidenti i Kosovës përcolli në mesazhin e tij politik kanë qenë e janë të ditura. Disa të pohuara nga vetë Berisha, si shitja e karburanteve regjimit të Millosheviçit dhe ndërlidhja me njerëzit e tij të afërt, dhe karburantet ishin të destinuara për makinerinë vrastare; ashtu si është i njohur qëndrimi i tij dhe i forcës së tij politike ndaj UÇK-së dhe njerëzve të saj.

Nuk e di, dhe besoj se askush tjetër nuk mund ta dijë, nëse ka edhe ndonjë shembull tjetër, sidomos në pjesën evropiane të botës, që mohimi ndaj një force çlirimtare, të jetë ngritur në një shkallë të tillë, jashtëzakonisht të egër, tmerrësisht cinike dhe jashtë mendjes shpifëse, si ka ndodhur me liderët politikë berishianë  të shtetit shqiptar ndaj ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Thaçi e ka ditur këtë që herët. E ka ditur se ka qenë pjesë e mallkimit të lideriëve të shtetit amë. Jo vetëm të Berishës. Por edhe të pasuesve të tij. Të cilët sot vrapojnë të risjellin mbrojtjen e verbër. Tritan Shehu, për shembull, si njofton “Zëri Shqiptar” në 5 mars 1996, duke folur për aksionet e kohës së UÇK-së, do të thonte se “ Ky është një provokacion i shovinistëve serbë për të justifikuar dhunën e tyre…”, ndërsa i ndjeri sabri Godo, në të njëjtën ditë do të cilësonte se “..nëse autorët e këtij akti kanë qenë shqiptarë, themi se kemi të bëjmë me njerëz të papërgjegjshëm, me terroristë, që duan të kthejnë kohën prapsht…”.

Njëri nga këto “terroristë” do të ishte edhe Hashim Thaçi, i cili, pak muaj më pas, në Gjyqin e njohur si “Grupi i Drenicës”, do të dënohej në mungesë me dhjetë vite burg, ndërsa Adem Jashari, një nga të pesëmbëdhjetët e dënuar, me 20 vite burg. Dhe tani, shkojnë e vendosin kurora mbi varret e heronjve!!!!

Pak herë më ka takuar të flas me Hashim Thaçin për marrëdhëniet e tij me Berishën. Gjatë kohës së luftës, sa herë që jemi takuar, ai nuk ka qenë asnjëherë temë e bisedave tona dhe e di mirëfilli se asnjë urë lidhje nuk kishte mes tij, Berishës dhe strukturave të UÇK-së.

Ka qenë një i padëshiruar që askush nuk do të merrte guximin ta bënte pjesë.

Në të vërtetë, për shumë kohë, Thaçi, edhe për socialistët në pushtet, ka qenë enigmë dhe kontaktet me të kanë qenë të rralla. Por, me Berishën, nuk kanë qenë fare.

Ndoshta edhe kujdesi që struktura ndërkombëtare të kohës bënin kujdes për të shmangur takimet e lëvizjes çlirimtare me krahun e Berishës.

Shpërthimi i Thaçit , i tanishëm, duke qenë në gjëra të ditura përgjithësisht nga shqiptarët, duhet të ketë në vete gjithë atë që ka mbajtur brenda vetes dhe është përmbajtur thellësisht.

Ndërsa ideka e tij, ende e pazbërthyer si duhet në detaje dhe, djalli qëndron pikërisht në detaje, mund të jetë më shumë se një dëshirë presidenciale.

Janë ditët kur po vendoset shumëçka. Askush, i vetëm, nuk e ka në dorë fatin e Kosovës. As Presidenti i Kosovës.

Askush nga jashtë Shqipërisë, i mbuluar nga mëkatet, nuk duhet të dalë si një shenj i vyer, kur ë të vërtetë edhe djalli duket njerëzor para tij.

Asgjë e keqe nuk vjen nga përplasje të tilla.

Ata, si e vërteta, duhen.

Si thotë Migjeni ”me shpërthye pa frikë e pa zori”.

Share This Article
14 Comments
  • Vetem nje gje keni harruar si ju, ashtu dhe zoti Thaci pa ia numeruar Berishes. Kundershtimi qe i beri ai firmosjes se marreveshjes se Rambujese qe behej direkt nen drejtimin e DASH kryesuar nga vete sekretarja zonja M.Ollbrajt. Sikur Thaci, por dhe te tjere ne ate konference, te degjonin thirrjet (marrezine) e Berishes (larg qofte!) NATO nuk do te kish nderhyre ne Kosove dhe ajo sot nuk do te ishte shtet i pavarur.(A thua ky te kete qene ‘halli’ i Berishes?!)

  • Kundra berishes jane 10 milon shqiptar, jo vetem thaci

  • FATKEQESIA KOMBETARE

    – Me gjuhen e fakteve

    – Nga Alban Dega , Nju Jork

    – Si Berisha !

    …. Jane nje shpure qyqesh qe krijojne nje kor sa injorant aq edhe fatkeq… Tamam nje kor qyqesh qe jane gati te japin edhe jeten per “nenen parti” . E heqin veten te djathte pa pasur asgje ne xhep pervec dashurise per “liderin e pavdekshem” dhe milionave te siguruara me korrupsionin dhe tenderat e Padrinos ne kembim te besnikerise dhe servilizmit te tyre pa kushte.
    Kane vetem emra te ndryshem: Lulezim Basha, Flamur Noka, Arben Ristani, Fatmir Mediu, Oerd Bylykbashi, Edi Paloka, Fatri Balliu, Aleksander Frangaj, Blendi Fevziu, …” Klan”, “ Gazeta 55” , “ABC” … Gjithcka tjeter eshte pike per pike si Berisha.
    Flasin si Berisha. Kercenojne si Berisha. Shajne si Berisha, Cirren si Berisha. Per te menduar nuk behet fjale. Kane vetem mendte, me mire te themi mendesine enveriste te Berishes
    Lehin dite e nate per antikomunizem duke harruar shprehjen lapidare te disidentit te sprovuar Vaclav Havel se “nuk ka komunist me te keq se komunistin antikomunist”.

    Haraci i mercenarit

    Me nje mentalitet tipik komunist japin mesime morali kur imoraliteti eshte “virtyti” me i larte i tyre… Flasin per demokraci kur shpirti i tyre eshte prangosur pas nje partie dhe lideri qe pervec emrit asgje nuk kane te perbashket me demokracine…
    Perbetohen per liri kur pervec servilit, sherbetorit dhe skllavit politik nuk dijne te bejne pune tjeter. Clironi shpirtin dhe mendjen tuaj nga prangat o fatkeqesi e vetvetes dhe e Berishes, qe po e demaskoni edhe me keq me genjeshtrat tuaja. Nuk e kuptoj si Berisha pranon te paguaje mercenare te tille qe po ia marrin krejt fytyren… ( !? )
    Nese jeni “vullnetare me zor ” te 97-es coni perpara akrepat e ores edhe plot 13 vjet se nuk u shpeton dot as Berisha. Genjeshtrat tuaja i kane kembet edhe me te shkurtera se mendja juaj xhuxhe o “Skuadronet e Vdekjes” se Ajatollah Ruhollah Gazidedes me emrin e vetem real “Fatkeqesia Kombetare….”
    Genjeshtrat e tyre i kane kembet shume me te shkurtera se rrenat e tyre dhe te padronit te tyre qe u kthen permbys jo vetem shikimin e botes por edhe te vertetat! A e keni informuar akoma Berishen se ku ndodhet Gerdeci !? Po se ku ndodhet Vicidoli!? Ka shume e shume vite pa e shkelur…. Po ….. Po… Nuk kane faj te gjoret. Nuk dine se cfare bejne. Eshte haraci i mercenarit

    Shifrat enigmatike dhe
    pasojat tragjike….

    Cfare kuptimi ka shifra e UDB, e KGB-se dhe sherbimit sekret francez XY, qe ia permendi ish- deputeti Spartak Braho ne Komisionin e Ligjeve te Kuvendit Popullor!?
    Si dhe pse e spiunoi tek Beogradi Xhelil Gjonin, te vetmin qe nuk e arrestoi dot bashke me bllokmenet e tjere !? Cili e rekrutoi i pari dhe sa u shit tek tjetri!? Jane pyetjet e tij jo te miat.
    Jane bere gati kater vjet nga deklarata e deputetit Braho ne nje forum ligjor te Kuvendit Popullor dhe as Kryeministri e asnje zedhenes i tij nuk ka hedhur ose pergenjeshtruar akuzat shume te renda te tij ndaj Berishes. Nje akuze gjithnje quhet e vertete persa kohe ajo nuk eshte pergenjeshtruar me fakte apo nuk eshte provuar e kunderta e saj ne gjykaten e drejtesise …..!
    Me shqetesojne seriozisht keto pyetje !? Nuk behet fjale per nje hafije a spiun ordiner a kaskete 80 lekeshe te ish- Sigurimit te Shtetit komunist. Behet fjale per nje udheheqes partie politike ne pushtet dhe per Kryeministrin e Republikes se Shqiperise qe ka ne dore fatet e vendit ! E di pse?!
    Se pari, sa here lexoj lajme nga Shqiperia sot me kujtohen mallkimet e nenes sime te viteve 70 per ” Qoftelargun e asaj kohe qe “eshte ka e drejton vendin sikur t’ia kete inat popullit te vet”
    Se dyti, as UDB serbe, as KGB-ja ruse nuk do ta drejtonin kaq mbrapsht Shqiperine si qeveria e korruptuar e sotme …
    Se treti, emerimi i Bashkim Gazidedes, nipit te shefit te UDB-se per Kosoven ne ate kohe, si kryetar i sherbimit sekret shqiptar – SHIK, te cilin lideri dhe heroi i demokracise Z. Azem Hajdari e ka akuzuar mese njehere per shitjen e te gjitha dosjeve teper sekrete te paraardhesve te tij UDB-es serbe…

    Zi e me zi per Shqiptari

    Se katerti, kontrabanda e naftes dhe hapja e rubinetave te saj per makinen serbe te luftes dhe terrorit ne Bosnje, Kosove, cka perben nje shkelje flagrante jo vetem te ligjeve shqiptare, por edhe te atyre nderkombetare dhe te Kartes se OKB-se!?
    Se pesti, ftohja dhe acarimi i marredhenieve me ish- Kryetarin e LDK-se dhe te Kosoves njekohesisht , Zotin Ibrahim Rugova ne vitet 1993- 1997, kur ai asnjehere nuk e vizitoi Tiranen.
    Se gjashti, arrestimi i kryeheroit te Kosoves Adem Jashari dhe liderve te tjere te rezistences ilegale ne Kosove ne vitet 94-96 ndersa takohej me Milloshevicin
    Se shtati , rrembimi , torturimi, ekzekutimi ne tortura dhe zhdukja e kufomes se atdhetarit kosovar Remzi Hoxha nga SHIK-ui i Gazidedes dhe mbrojtja me te gjitha mjetet e rrembyesve dhe torturuesve te tyre Sefgjini e kompani nga drejtesia shqiptare nen pretekstin me absurd te mundshem ” per te mos paguar demshperblime per denim te gabuar” duke i dhene vetes edhe rolin e krye-Kryegjykatesit te Shqiperise e duke penguar organin e akuzes shqiptare me emerimin e tij ne poste te larta ku ndodhen burimet kryesore te te ardhurave te shtetit shqiptar

    Nga katrahura ne katrahure

    Se teti, akuzat e befta dhe te pabesa kunder UCK-se dhe rezistences se armatosur ne kohe si “organizate terroriste…. marksiste- leniniste…. si dore e zgjatur e Beogradit” ne kulmin e saj per te dekurajuar luftetaret e lirise.
    Se nenti, organizimi i katrahures 97 qe shkaktoi mbi 10 000 viktima, mbi 4 miliarde dollare deme ekonomike e financiare popullit dhe e shkermoqi krejt shtetin shqiptar duke e futur ne trazira vdekjeprurese e rrenim deri ne zhberje…
    Se dhjeti, organizimi i grushtit klasik te shtetit te 14 shtatorit 1998. Ai shkeli jo vetem kodin e jetes, por edhe kodin e vdekjes. U keqperdor ne menyren me makaber deri edhe arkivoli me kufomen e heroit te dmeorkacise Azem Hajdari per te shqyer dyert e Kryeministrise, per cka ka protestuar mese njehere edhe vete bashkeshortja e Azemit te ndjere. Po te mos ishin paralajmerimet e Uashingtonit, do ta kishte futur Shqiperine ne nje katrahure te re… duke perdorur edhe mercenare te UDB-se serbe ne castet me vendimtare per Luften Clirimtare te Kosoves,
    Se 11-ti, rekomandimet e mbrapshta per Delegacionin e Kosoves ne Konferencen e Rrambujese per te mos nenshkruar ate marreveshje, cka i solli fitim kohe dhe i sherbeu vetem Beogradit dhe Milloshevicit…

    Nga dhuna ne terror

    Se 12, tragjedia e Gerdecit e 15 marsit 2008 shkaktoi mbi 500 viktima, midis te cileve 26 shqiptare te pafajshem te vdekur , fakira qe punonin si skllever pa asnje sigurim shoqeror e pa asnje mase sigurie teknike e jetesore ne fabriken e vdekjes se qevezise Berisha. “ Kjo Mafia ka dale krejt jashte kontrollit” shkroi gazeta me e madhe ne Botes “ The New York Times”
    Perparimi i regjimit te Berishes eshte i dukshem: nga “Qeveri e gangstereve” ne 97-en kalon ne nje “Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit” !!!
    Se 13-ti, zullumi antikombetar i Berishes dhe qevezise me te korruptuar ne historine e Shqiperise po ashtu shenon lartesi te reja. Ne prag te zgjedhjeve te reja parlamentare ata miratojne marreveshjen atdheshitese te Otrantos me Athinen, e cila akoma mban ne fuqi me ligj gjendjen e luftes me Shqiperine, tashme nje vend aleat e e anetar i NATO-s.
    Po te mos ishte kushtrimi atdhetar i Kolonelit te flakur nga detyra Myslim Pashai dhe vendimi i Gjykates Kushtetuese, Shqiperia do te kishte sot rreth 350 kilometra katrore me pak ose dhjete Shen Nauma me shume ne nje pellg ku flitet per nje det prej triliona fuci nafte e biliona tone metrik gazi natyror. Secili prej bashkepunetoreve te Berishes ne kete akt tradhetie kombetare gradohen ne majat e diplomacise, ushtrise. Spikat emerimi i“ Kolonelit te Asfalise greke me tre gishta” Arben Imami ne krye te Ministrise se Mbrotjes se Shqiperise!

    Nga vjedhja e pasurive dhe votave tek …

    Se 14-ti Berisha dhe qeveria e tij e korruptuar e atdheshitese nuk lene mjet pa perdorur per ta kaluar sa me shpejt kete akt atdheshitjeje Greqise para zgjedhjeve. Po ashtu ministrat e tij dhe krejt peshkaqenet e korrupsionit hidhen ne gare per te shperblyer mercenaret e Berishes
    me tendera pa fund. Brenda 30 diteve te fundit te mandatit te pare te Berishes dhurohen mbi 50 tendera hidrocentralesh, rrugesh… me vlere prej rreth gjysem miliardi euro vetem per klanin e korruptuar rreth Berishes.
    Se 15-ti, vjedhja masive e mundit e djerses, pasurive te taksapaguesve shqiptare, pasohet nga vjedhja masive votave te tyre ne zgjedhjet e 28 qershorit te vitit 2009.
    “ Votat u numeruan keq ose shume keq ne 30 per qind te tyre” thekson raporti i vezhguesve te Evropes dhe Amerikes demokratike. Per cudi a per leverdi reciproke ata i japin note kaluese kesaj demokracie ala Ahmedinaxhad ne zemer te Evropes e Berisha qeveris me me pak vota popullore dhe me pak se nje te dhjeten e votave te trukuara e sakatuara edhe nga modeli Hollandezo- Spanjoll i Kastriot Islamit!

    Qevezia e hajnave

    Se 16-ti,si rezultat i ketyre vjedhjeve krijohet edhe qeveria e hajnave me ne krye Padrinon Sali Berisha. Ish- ministri i Transportit dhe i Puneve te Jashteme Lulezim Basha i akuzuar jo vetem nga opozita, por edhe nga Prokuroria e Pergjithshme per vjedhje qindra milioneshe ne autostraden kombit emerohet ne krye te Ministrise se Brendshme. Nje i akuzuar per shkelje rendi e ligji emerohet ne krye te forcave te rendit e ligjit!!!
    Ish- Ministri Mbrojtjes Fatmir Mediu ne kohen e tragjedise Gerdeci, i akuzuar ligjerisht per korrupsion, shperdorim detyre dhe vrasje massive te shqiptareve … emerohet si Minister Mjedisi ne vend te dergohet per stazh drejtesie ne birucat e Bences !

    Fjalet plumba dhe ….

    Se 17-ti dhunes fizike te Berishes dhe regjimit te tij ndaj shqiptareve i shtohet edhe dhuna verbale, sharjet prej rrugaci, kercenimet dhe shperthimet skizofrenike kunder opozites shqiptare dhe liderit te saj Edvin Rama, kunder cilitdo qe i kundervihet paranojes diktatoriale te Sali Berishes, qe eshte kthyer ashiqare ne Luigjin e 14-te te Shqiperise “Ligji jam une” dhe klani im. Te tjeret jane “shiftaret e njerkes”!
    Se 18-ti, shkelja flagrante e barazise se shtetasve shqiptare para ligjit , duke i ndare ne shqiptaret e Sales dhe ne shiftaret e njerkes eshte dhunimi me i madh jo vetem i Kushtetutes shqiptare, qe askush si Sali Berisha nuk e ka kthyer ne nje pacavure pa kurrfare vlere. Eshte po ashtu edhe shkelja me flagrante e Konventave Nderkombetare per te Drejtat dhe Lirite Njerezore. Eshte edhe ushqimi me dru i zjarrit te revoltes popullore.
    Se 19-ti, kjo shkelje e flagrante e barazise se shtetasve shqiptare para Kushtetues dhe Konventave te te drejtave e Lirive Themelor te Njeriut shoqerohet me vete zvetnimin njerezor te kryeministrit shqiptar dhe qevezise se tij perballe greves se urise se dhjetra deputeteve te opozites para selise se tij. Bashke me kete degjenerim te cdo ndjenje njerezore vdes edhe iluzioni se ne shpritin e mendjen e kryeminsitri shqiptar ka mbetur qofte edhe nje gjurme e Betimit te Hipokratit, si ish- mjek.

    Parzmorja e hekurt e diktatorit ne vend te bluzes se bardhe te doktorit

    Se 20-ti, ne vend te bluzes se bardhe te mjekut, qe pat premtuar se do ta rivishte sapo ta kerkonin interesat e demokracise dhe subjektit kryesor te saj demosit, popullit shqiptar. Tashme ai imazh ka vdekur pergjithnje. E vetmja gje qe ka mbetur gjalle dhe e fuqishme ne shpirtin mendjen dhe praktiken e Sali Berishes eshte shpirti fanatik komunist, enverist, stalinist i tij.
    “ Une do te qendroj ne pushtet edhe 30 a 35 vjet… aq sa te me jape ymer ai lart” deklaron Kim Jong Ili i Shqiperise. Komentet jane te teperta. Sali Berisha do te shfaqej keshtu me parzmoren e hekurt te nje diktatori komunist pranojak qe ashtu si babai i tij shpirteror ekzekutoi publikisht kater shtetas te pafajshem , qe shikon kudo armiq, puciste, bastuna, stilolapsa revolvere, pilula me helme.
    Tragjedia e 21 janarit 2011 hoqi edhe iluzionin e fundit lidhur me antikomunistin 24 karat komunist Sali Berisha.
    Perfundimisht ai doli para popullit dhe para Botes sic eshte ne te vertete, si ekzekutor publik i qytetareve te vete te lire, faji i vetem i te cileve ishte se kerkonin liri e demokraci, nje jete me te mire per veten, per femijet dhe femijet e femijeve te vet.

    Si ta nxjerrim vdekjen nga politika shqiptare !?

    Duke vrare kater prej nesh, ai na ka vrare secilin e te gjithe ne. Secili prej nesh mund te ishte ate dite aty ku ishin ata, ne betejen per liri e demokraci sipas modelit me te te perparuar e me te sprovuar ne Bote, asaj amerikane.
    Bashke me plumbat e urdheruar te zbrazen mbi kater prej nesh, ne politiken e Sali Berishes ka hyre vete vdekja.
    E vetmja gje qe e nxjerr vdekjen nga politika, thote Nobelisti Gabriel Garcia Markez , eshte denimi me vdekje i politikes se vdekjes.
    Po aq ne mos edhe me sakte e tha edhe mendimtari kombetar shqiptar Akademiku Rexhep Qosja, dikur miku e perkrahesi me i vendosur i Berishes: Kush perdor dhunen ne politike nga dhuna do te vdese!
    E tha hapur e teper njerezisht edhe diplomati i larte amerikan Countryman i cili e filloi konferencen e shtypit sot ne Ambasaden amerikane ne Tirane me ” trishtimin” per vrasjen e 4 shqiptareve me 21 janar 2011.
    Kambanat bien per ata qe kane veshe te degjojne! Ato po bien cdo dite e me fort!

    SHENIM : KY ARTIKULL ESHTE SHKRUAR NE FILLIM TE VITIT 2008. ESHTE BOTUAR NGA RRETH 150 GAZETA SHQIPTARE NE SHQIPERI, KOSOVE, MAQEDONI, MALI I ZI DHE DIASPORE…. PERDITESUAR ME 27 MAJ 2011. RIBOTOHET PA ASNJE NDRYSHIM.

  • bureto
    Berisha ia tha troc delegacionit Kosovar per mos firmosjen e aktit te Rambujes:
    Dy jave para se ta firmosni i bani thirrje delegacionit:Mos e firmosni ka tradheti.Ne fakt tradhetari ishte ky vet badilli mushku i vicidolit.Po te mos ishte sekretarja e shtetit Amerikan cdogja do perfundonte ne skenarin e Berishes dhe shlivovices.Po ishte pikrisht kjo “Grue ” e jashtzakonshme qe i bindi anetaret e delegacionit ta firmosnin.Mbasi ne prandvere do kishte lufte.Ku ushtria serbe do bante kerdin mbi kosoven dhe askush nuk do i dilte ne mbrojtje.
    Qe ketu duhet te bindemi qe USA asht nji aleat i preme ne mbeshtetje te Shqiperise dhe te Kosoves dajallarve te Gjorgj Uashingtonit.
    Sot po te mos jete kryesisht Amerika shto dhe pak qe te mos i ngelin hatri Europa.Ne Tirane do hilleshin vallet shkijesh.Sedam Desat it vadana./Zakukalla Kukavica.
    Kosovaret duhet ta ndajne mendjen nga influencat Arabe-Turke.Ti mbeshteten me mishe e me shpirt kollosit boterore USA.

    • Kundershtari me i madh i nenshkrimit te aktit te Rambujese ishte udheheqesi politik i UCK-se z. Adem Demaci. Sekretarja amerikane nuk bisedoi me Berishen (si kundershtar i nenshkrimit qe ishte) por bisedoi me z. Demaci.

        • lexuesi!
          Ketu nuk po flitet vetem per Saliun por edhe per Hashimin. Une replikova me komentuesin me lart . Nese nuk e kuptove reagimin tim, atehere te keshilloj qe ta lexosh komentin e komentuesit MH.

      • Mundet të jetë ashtu si thoni ju, por më duhet t’u kujtoj se tamam në atë kohë Berisha e thërriti Demaçin në Tiranë. Demaçi dhe kosovarë të tjerë, për dashurinë e madhe që kanë patur dhe kanë për atdheun amë, shpesh herë nuk ka kanë njohur ata që kanë udhehequr këtu. Për ata si Enveri dhe Saliu ishin Baca Enver dhe Baca Sali. Meqë Rugova nuk ia kishte besën Saliut dhe Demaçi ishte në shumë gjëra kundërshtar politik i Rugovës, djalli Sali e ka shfrytëzuar atë në disa momente. Gjithsesi, kur e njohën mirë Saliun u erdhën mendtë. ‘Ç’fryrja’ nga ana e Thaçit pardje, është treguesi më i mirë i kësaj.

        • Ne asnje menyre nuk dua qe t’i dal ne mbrojtje Berishes, por peshe shume me te madhe ne ato rrethana kishte udheheqesi politik i UCK-se , z Demaci se sa z. Berisha. Dhe ne kete rast, z. Demaci, duke dashur qe artificialisht ta rrise ndikimin e tij ne Kosove kundershton aktin e nenshkrimit ne Rambuje. U desht qe znj. Olbrajt direkt te kontaktoje me z. Demaci qe ta binde ate. Kete shume qarte ajo ne kujtimet e saj do te shkruanteqe qe e mbylli telefonin me z. Demaci me nje ndjenje peshtirosje si asnjehere.
          Sa i perket Hashimit ai eshte nje hipokrit. Sot lavderon Saliun kurse te nesermen e shan. Bashkepunetori i ngushte i z. Bedri Islami.z. Ibrahim Kelmendi e thot troc qe Hashimi eshte bashkepunetor i shefit te sherbimit francez Arnaud Danjean. Kete fakt z. Islami kurre nuk e permend sepse ai eshte i ndikuar politikisht dhe opinionet e tij jane te pavlera.

  • Thacit I shpetoi nje tingull emocional, por shume shpejt do t’ia degjojme simfonine e trardhtareve te detit shqiptar; organizatoreve te vrasjeve te disa figurave politike e patriotike shqiptare; hajduteve me te medhenj ne historine shekullore te Shqiptareve !

  • Mollos, undet të jetë ashtu si thoni ju, por më duhet t’u kujtoj se tamam në atë kohë Berisha e thërriti Demaçin në Tiranë. Demaçi dhe kosovarë të tjerë, për dashurinë e madhe që kanë patur dhe kanë për atdheun amë, shpesh herë nuk ka kanë njohur ata që kanë udhehequr këtu. Për ata si Enveri dhe Saliu ishin Baca Enver dhe Baca Sali. Meqë Rugova nuk ia kishte besën Saliut dhe Demaçi ishte në shumë gjëra kundërshtar politik i Rugovës, djalli Sali e ka shfrytëzuar atë në disa momente. Gjithsesi, kur e njohën mirë Saliun u erdhën mendtë. ‘Ç’fryrja’ nga ana e Thaçit pardje, është treguesi më i mirë i kësaj.

  • Mollos, mundet të jetë ashtu si thoni ju, por më duhet t’u kujtoj se tamam në atë kohë Berisha e thërriti Demaçin në Tiranë. Demaçi dhe kosovarë të tjerë, për dashurinë e madhe që kanë patur dhe kanë për atdheun amë, shpesh herë nuk ka kanë njohur ata që kanë udhehequr këtu. Për ata si Enveri dhe Saliu ishin Baca Enver dhe Baca Sali. Meqë Rugova nuk ia kishte besën Saliut dhe Demaçi ishte në shumë gjëra kundërshtar politik i Rugovës, djalli Sali e ka shfrytëzuar atë në disa momente. Gjithsesi, kur e njohën mirë Saliun u erdhën mendtë. ‘Ç’fryrja’ nga ana e Thaçit pardje, është treguesi më i mirë i kësaj.

  • Shenim: Dje bera dy koment, lidhur me dekkaraten e Pre-
    sidentit te Kosoves,zotit Thaci, ku nenvizoja faktet si me
    poshte:
    1- vetem tre veta dine ne brendesi c’po ndodh me fatin e ardhshem te Kosoves,zgjidhja e “Nyjes Gordiane”,Mitro-
    vicen,pjese e Republikes se Kosoves,banuar nga serbet.
    Dhe keta 3 veta jane: Mogerini, Vuchici dhe Thaci. As-
    kush tjeter dhe prapa tyre sigurisht qendrojne SHBA dhe
    BE-ja ,te cilet kerkojne nje zgjidhje “fleksible” nga te dyja
    palet. Fjala “fleksible” e DASH- it eshte sa enigmatike aq
    edhe domethenese. Koha do ta zbuloi se cfare fshihet prapa kesaj deklarate. Ne politike jo gjithecka i paraqitet
    mefias dhe publikut. Ka edhe nga ato qe quhen “bisedi-
    me sekrete”, bile edhe “top sekret” !? Keshtu e ka politi-
    ka ! Ne kete kontekst perfshihen edhe deklaratat e zotit
    Thaci. Dhe duke patur parasysh personalitetin enigmatik
    e hermetik te zotit Thaci pergjate gjithe kohes qe Ai eshte
    ne politike qe nga koha e Rambujese cdo studjues i ve-
    mendshem duhet te arrije ne konkluzionin se Thaci kur
    beri kete deklarate per “korigjimin e kufijve” pa prekur so-
    vranitetin e Republikes se Kosoves, ne radhe te pare ka
    marre “drite jeshile” nga dikush. Ky “dikush” kuptohet jo
    njeri por shtet apo shtet aleate: SHBA dhe BE-ja. Lind
    pyetja : Pse Thaci e beri kete deklarate pikerisht keto dite? Ka shume aresye,por themelorja eshte faktori Mitro-
    vica e banuar me shumice serbe. Dhe nga lajmet del se
    ata,dmth sebet e Mitrovices, ne fshehtesi me sa duket
    kane organizuar “Shpallje e Autonomise” ! Ky do te per-
    bente nje shkelje te hapur jo vetem te “Paketes Athisari”
    por do te binte ndesh edhe me qendrimet e SHBA dhe BE-se. Ketu futet edhe nje element i trete Putini dhe mbeshtetja qe Ai i jep si gjithemone Serbise,nje mbeshte-
    tje te gjutheaneshme…..! Nxitja e rusit tashme e ngatarre-
    save ne Ballkan permes Serbise eshte e njohur. Dhe kete
    element ,Presidenti Thaci e ka mjaft parasysh, Deri ketu
    gjerat jane te dukeshme,por ajo qe eshte e padukeshme
    qendron ne faktin se c’ka dashur te thote apo te tregoje ,
    Z. Thaci me deklaraten e tij “bombe” : Preheva,Bujanoci ,
    Medvegja t’i bashkohen Kosoves, pa cenuar integriteti e
    Kosoves. Kjo eshte vertete e cuditeshme. Por une kam nje medim nuk di sa i sakte do te jete por koha do ta tre-
    goje ! Me kete deklarate qe faktikisht eshte e miratuar nga aleatet, ne radhe te pare nga SHBA dhe BE-ja ,Thaci
    ka dashte me thene se Serbia jo vetem nuk do ta preke
    integritetin e Kosoves,duke perfshire edhe Mitrovicen e
    banuar nga minoriteti serb por ka rrezik te humbe edhe
    Luginen e Presheves,nese guxon te ndermarre ndonje
    aventure sic ishte pergatitja e fshehte per “Shpalljen e
    Autonomise se Mitrovices me minoritet serb. Ishte ky nje
    kercenim i vetem i zotit Thaci apo eche i aletateve ? Une
    mendoj se ishte nje plan i perbashket.,i te treve.
    Bindja e pergjitheshme eshte se Presidenti i Kosoves kete deklarate nuk e ka bere i vetem dhe me koken e vet.
    Presidenti Thaci: duke qene i blinduar nga faktori nder-
    kombetar dhe me pak nga Ai i brendeshem kosovar,
    agjenti i UDB-s se Milloshevicit, Tradhetari me imadh i
    kombit shqiptar,perfitoi nga rasti i deklarates se zotit Thaci per t’i hedhur ” pbenzine zjarrit”, duke e paraqitur
    veten si nje “patriot te madh” qe ja do te “miren Kosoves”
    Kete “kokerr ulliri ” e ha dhe dallkauku “Ra-Mushk” Hajre-
    dinaj,kryeministri i Kosoves duke iu kundervene Presi-
    dentit Thaci, ne unison me Berishen e Vicidolit. Nderkohe
    qe Berisha me deklaraten e tij bombastike me nje te shti-
    re kerkon te vrase dy “zogj” ,percarjen ne radhet e koso-
    vareve: ca me Thacin,ca me Ra-Mushukun, ne nje cesh-
    tje kaq jetike per fatet e Kosoves ne keto momente.Dhe
    e dyta u jep sinjal serbeve qe ashtu si dikur qe luante lo-
    jen e Milloshevicit kunder lufte ps clirimtare te Kosoves,
    edhe tani po ben te njejten gje.
    VIJON…..!

  • Thaçi i vonuar, me mire vone se kurre. Te verteten e madherishme, madje edhe me vones, qe mos te mbulohet me pluhur te qellimshem. Askush nuk duhet t’i dal ne “prite” te vertetes dhe te drejtes politike e kombetare,siç po mundohen t’i dalin tash disa publiciste e intelektual apo edhe historian te politikes ditore anues personash politike,E verteta dhe faktet jane madheshtia e ndriqimit te realitetit dhe te drejtes kombetare e historike. Perkunder voneses,pa gjaknxehje,pa anime naive e primitive dhe qellime te liga,te mos pengojne rrugen e se vertetes dhe te drejtes e cila ndriqon,fisnikron dhe larteson cdo personlitet, kohe dhe ngjarje nga e kaluara e lavdishme e historise sone kombetare.Te dalim dhe te dukemi,vetem ashtu si jemi dhe aq sa jemi per kete popull te quajtur shqiptare dhe kete vend te quajtur Shqiperi Etnike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *