Shtetet e Bashkuara e anuluan një takim me zyrtarë rusë, të planifikuar për këtë javë, ku do të diskutohej për Sirinë, ndërsa Uashingtoni po shqyrton përgjigjen që do të japë ndaj thënieve se forcat siriane kanë përdorur armë kimike javën e kaluar.
Bisedimet ishin në plan të mbaheshin të mërkurën në Hagë, me synimin e një zgjidhjeje politike për krizën siriane. Një zyrtar i Departamentit amerikan të Shtetit tha se vonesa po ndodh për shkak të konsultimeve të vazhdueshme mbi përgjigjen që u duhet dhënë njoftimeve për përdorimin e armëve kimike në Siri.
Zëvendësministri i Jashtëm rus Gennady Gatilov tha se Rusia shpreh keqardhje për vendimin e Shteteve të Bashkuara për shtyrjen e takimit. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë tha dje se pak dyshime ka që qeveria siriane ka përdorur armë kimike, ndërsa Rusia i ka hedhur poshtë akuzat, duke thënë se Perëndimi nuk i ka provat për kryerjen e një sulmi të tillë.

Ka shume te drejte Rusia Amerika dhe per Irakun keshtu thoshte dhe e pushtoj,per te vetmen arsye ishte se kishte pasuri kryesisht nafte.