Kulluri i MM: SHQUP do jetë seli e PD, akuzat e PS janë të tepërta

redaktor

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes, Ervin Kulluri në një intervistë në studion e News 24, ka komentuar çështjen aq shumë të përfolur të kalimit të SHQUP në seli të Partisë Demokratike.

Kulluri është shprehur se e gjithë procedura e ndjekur për këtë kalim është ligjore, ndërsa i quajtu të tepërta deklaratat e PS, në lidhje me këtë çështje.

“Ushtria duhet të shpëtojë nga trashëgimia e regjimit . Çështja e SHQUP-it u trajtua shumë rëndë , kanë qënë të tepërta akuzat e bëra nga PS.
Shantazhe i janë bërë si Ministrisë së Mbrojtjes, punonjësve të saj si dhe presidentit të Shqipërisë, këto do t’i quaj sulme të papranueshme”, tha Kulluri.

Duke shpjeguar procedurën e ndjekur, Kullur tha se, “Ne përcollëm kërkesën e Ministrisë së Brendshme tek Presidenti. Ministri i Mbrojtjes do e sqarojë në një intervistë të gjithë praktikën e ndjekur, por dua të them paraprakisht se ajo ka qënë e gjitha ligjore. Kemi transferim, dhënie me huamarrje e cila ka mbyllur këtë proces administrativ”, tha ai.

Kulluri shtoi më tej se “SHQUP e kishte humbur vlerën si godinë”.

Sipas Kullurit, privatizimi i pronave të ushtrisë ka qënë dhe do jetë një proces rutinë i Ministrisë së Mbrojtjes, ndërsa sqaroi se procesi kalon edhe nëpërmjet ministrisë së Ekonomisë e në fund tek ajo e Financave.

“Nuk po grabitet asnjë pronë, janë aty dhe të verifikueshme. Nuk po ndodh asgjë me pronat, thjesht është pjesë e ristrukturimit të ushtrisë. Nuk i shesim ne pronat e ushtrisë, por procesi kalon nga Ministria e Ekonomisë dhe Ministria e Financave”, shtoi ai.

Sulmet e opozitës së kaluar për shitjen e pronave të ushtrisë, Kulluri e komentoi si një situatë surreale. “Sulmet e opozitës ndaj Ministrisë së Mbrojtjes krijojnë një situatë surreale. Ti i thua zotit Balla që është kështu situata, nuk i shesim ne pronat e ushtrisë, ai del sërish nesër e thotë Ministria e Mbrojtjes po shet pronat”.

Në lidhje me shkarkimet e gjeneralëve, Kullori komentoi se ky është një proces normal. Ndërsa për shkarkimin e Aleksandër Lleshit ai komentoi: “Nuk është në targetin tim, por di që ka ligj për karrierat dhe gradat. Gjeneralët janë graduar dhe kanë dalë në lirim, sot sistemi i karrierës është i qartë. Por ka pasur edhe persona që kishin ambicie për të kaluar përtej karrierës, dikush ka hedhur një gur në lumë e zoti Rama me PS i kanë shkuar nga pas”, tha Kulluri më tej.

Share This Article
11 Comments
  • Nuk eshte ligjore mendoj qe vendimi i qeverise te dale para dekretit te presidentit per nxjerjen jashte planit te perhapjes se FA te nje rep usht dhe e dyta qe per te nxjere jashte ketij plani duhet te jete medeomos firma e shefit te shtabit te pergjithshem keto jane shkelje ligjore Natyrisht qe dikush e ka hedhur ate firme ne emer te tij mund te jeni edhe ju atehere mbani pergjegjsi ne rast se ka shtet ligjor ne ate vend. Ketu ju duhet te ndani me ata qe ju shikojne dhe degjojne. Jini sjelle me shtetin sikur ka qene prone e juaja dhe jo sikur ishit thjesht te punesuar per te menaxhuar dhe drejtuar nje institucion Me vejn keq se ju njoh dhe dikur kemi pire dhe kafe bashke natyrisht qe me te tjere por mendoj se veprimet tuaja jane abuzive

  • “Ushtria duhet të shpëtojë nga trashëgimia e regjimit……….”
    Trashgimia e regjimit i takon XENIT e ARGITES!!!!

  • O Kullur, o koqe, po e kujt eshte ajo prone qe ia jepni PD?Pak ka vjedhur ky Salikari por duhet te sistemohet bashke me zgaret e tij ne nje prone pub;ile?
    Po ai zoteria qe e ka pronen e te pareve, nuk ka te drejte?
    Ik or By…qir shko e grric bythen swe do ta shohesh lifjin dhe Maliqin ti dhe ushtaret e Arben Imamit, qe me 1997-ten nga Vlora e ka cilesuar Berishen Hitler….
    Ju jeni te gjithe fashiste.
    Mos thuaj PS, por maxhoranca, qeveria qe fillon pune se shpejti dhe ke per ti pare procedurat, ligjet ti dhe B…q e tjere aty.
    Ju beni popullin budalla, por ju ka ardhur fundi….

  • Meso te besh nje pune dhe pastaj fole o Kullur .Ndaj pronat e tua jo te ushtrise.Ne qofte se u duhet seli per partine beni nje more zoteri.

  • Si mund té ketë qënë nje kokëbosh si ky sekretar i përgjithshëm. Le që gjithé kokëboshat jane aty ,se mos na sollën ndonjë gjé te re për 8 vjet me radhë.. Sipas logjikes se turbulluar te ketij te kulluarit prona publike duhet té shkoje te partia demokratike. Edhe romet kane te drejte ta marin ate godine vetém pd-ja jo. Sepse eshte shkaterruesja e ushtrise, sepse eshte mohuesja me e madhe e trashegimise ushtarake,sepse nuk ka vend aty ku jane percjelle heronjte dhe dëshmoret,sepse nuk mund te ndoten me bythet e sali antipartizanit kenget partizane te té madhit gaqo avrazi qe drejtoi e qendroi aty per vite te téra me korin e lavdishém te ushtrise,sepse nuk mund te rrine aty miqte e armiqve tane shekullore si sali fazlliçi, sepse ka mijra e mijra histori që kane lindur ne ate shtepi perfshi dhe shtypin ushtarak. Si mund te rrije aty saliu i antimoralit kur ajo eshtë shtepia e moralit me te paster ,shtepia e virtutit dhe jo e bajgave antihistorike e antimorale qe perbejne stanin e saliut. Si mund te rrine aty tradhetaret e detit shqiptar? Si mund ta zëne shtepine e myslim pashajt gërvenet e saliut? Si mund të rrine aty prodhuesit permanente te antiligjeve ushtarake? Si mund te rrije aty bode rakicka urrejtesi me i madh i ushtarakëve dhe shemtira financiare e shitjes pa adresë te pasurive ushtarake kolosale? Si mund te rrinë aty shpikësit e shpifjeve mé monstruoze te puçeve të paqëna ushtarake? Si mund te rrine aty armatosesit dhe gjakosësit e gjithe shqiptareve me armet e perhapura ne te gjithë vendin? Si mund te rrije aty turpi i këtij vendi etj.etj.? Vetem ajo parti nuk e ka aty vendin? Gjithkush tjetér ka te drejté te pretendoje…?!

  • Lexoheni me kujdes kete Kullunin te kupto argumentin me injorate qe eshte sigla ku mbeshtetet lufta propagandistike e PD .Pra .Te kthehet ne godine te Pd qe te mos mbetet asnje shenje e komunizmit ne Shqiperi .Ja se cfare gom… kane ne dore organet e shtetit shqiptare .
    Te gjitha keto qe po bene qeveria ne ikje jane antikombetare .Shkelje te pastra qe brenda kane krijimin e nje amullije qeverisese.Amullia po troket .Shume shpejte keto qe quhen shkelje do te shperbehen nga qeveria e re .Mendoni se cdo te ndodhi me keta qe kane perfituar qindra mijra pasuri te pa merituar .Eshte nje investim qe bene Pd per tu mbajtur ne kembe me metodat me idjote qe ka njohur politika e kohve te fundit. Hidhni nje sy dhe analizoni me vemendje vendimet e saj .Thesi i paturpsive ka hapur gryken dhe po mbyte cdo gje qe quhet e pastert per tu tjetersuar nga militantet e Pd te lidhur me kupolen e saj.

  • SALI ENVERISTIN NUK E AKUZON PS-JA POR PRONARET E TRUALLIT.

    Kete duhet te kuptoje kjo VEMJE ushtrie e Sali Enveristit, qe vjedh, vret dhe mashtron njesoj si Enver Hoxha ku grabiste pronat e privatit me kobure ne koke. Le t’i therrasin mendjes sa kane kohe akoma, se do te vije koha qe do te jene pronaret qe do t’ja vene koburen ne koke KUSAREVE komuniste te Sali Berishes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *