Brenda hotelit me pamjen më të ‘tmerrshme’ në botë!

Dita

Hoteli Banksy në Betlehem konsiderohet si një nga hotelet me pamjen më të tmerrshme në botë, dhe ka një arsye të fortë për këtë gjë.

Pothuajse çdo dritare e tij nuk ka pamjet normale që jemi mësuar të shohim. Pas tyre qëndron një muri i trashë betoni.

Është hoteli i parë që është dizenjuar dhe financuar nga Banksy, artist i veprave të grafitit me famë botërore, por anonim. Puna dhe stili i tij dallohen që në hyrje, në nëntë dhomat e pritjes së klientëve, si dhe në suitën presidenciale.

Ndërtimi i hotelit nisi 14 muaj më parë dhe ai e bëri vetë pjesën më të madhe të punës.

Secila nga dhomat ka një stil të ndryshëm. Njëra e bën klientin të ndihet sikur është i rrethuar nga betoni, por gjithsesi në komoditet. Ndërsa tjetra, e bën të ndihet sikur është në një vendqendrim ushtarak, me krevate dhe elementë të tjerë të ushtrisë.

Në vend të palestrës, hoteli ka një muze ku të ftuarit mund të shijojnë veprat që shprehin konceptin e autorit për barrierat midis njerëzve, duke u kujdesur që të mos mbajë anën e asnjërës prej palëve të përfshira në konfliktin mes Izraelit dhe Palestinës.

s.a/dita

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *