Një keqkuptim i madh guvernativ ka ndodhur javën e kaluar. Qeveria shqiptare e mori me mjaft menefregizëm një raport të shumëkomentuar të DASH-it, që bënte fjalë edhe për ekonominë shqiptare, korrupsionin, gjyqësorin dhe rreziqet që fsheh skema e pëpëpëve.
Siç mbarë bota e mban mend, ato ditë opozita dhe mediat i tërhiqnin vëmendjen kryeministrit Rama se ja, pëpëpëtë që ato kishin kritikuar, ishin vënë në shënjestër edhe nga DASH-i.
Por ky nuk e prishte terezinë. Shfaqte në ERTV herë një video me mrekullitë e Beratit, herë një kolazh-potpuri me foto nga Shqipëria e mesme.
Edhe kur dikush nga bashkëpunëtorët tentoi t’i tërhiqte vëmendjen se do ishte mirë të bëhej njëfarë reagimi i matur ndaj raportit të DASH-it, Rama ja ktheu:
-Lëre se jam prishur një herë me Dashin, nuk dua ta përmend as për mirë, as për keq. Secili le të shohë punët e veta.
-Shiko shef, se DASH-i flet edhe për pëpëpëtë…
-Ej pikë e zezë, sikur nuk e njef Dashin ti! Ai për-për-për bën gjithë kohës!
Dhe për të qetësuar të pranishmit, deklaroi:
-Do flas vetë, e zgjidh unë këtë punë!
Pas disa minutash, Rama merr telefonin, i bie një numri dhe dëgjon nga ana tjetër:
-Edo ho me, të mur malli për mu e? Po ti je sfaçato mër plak! Ti je stonnato dhe staccato mër çun! S’ke lon gjo pa thon për qofte e gjizë e raki e hurdha, e tani merr telefon eee?
-Dëgjo Dash, t’i lemë këto. Ça ishte ai raporti që ke bo për mu?
-Çere raporti me? Un nuk harxhoj mo gjys shkronje për tina, e murrte vesh a jo?
-Ouuu? Mos kini noj Dash tjetër tjetër aty në opozitë ju?
-Po Edo, e kena, po ka inicjale të mdhoja. Quhet Departamenti Amerikan i Shtetit.
Shënim: Gojët e Liga është rubrikë satirike që rekomandon të bëhet kujdes me inicialet, qoftë kur quhen PPP, qoftë DASH…

…bukur gojet e liga…e ke qar dash buzeperveshurin
Qofte dhe ne fotografi,keto DY BYTHE qelben ere.
hahhahahaaaaa, pse e ke mbyllur kaq shpejt dialogun mo gojelige, hahhahaaa
Pse thuani gojet e liga.EDI RAMA ASHTU E KUPTON VERTET SE ESHTE NJE GOMAR ME DY KEMB.