Taksa e banesës, nga OSHEE? Shoqata e Bashkive kundër Qeverisë

Dita

Bashkitë kanë dalë kundër qeverisë për mbledhjen e taksës së banesave nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.

Kreu i shoqatës së Bashkive, Agron Haxhimali ka deklaruar për Ora News se kjo prek reformën e decentralizimit, pasi një taksë vendore do të mblidhet nga një institucion shtetëror.

Ai është shprehur se OSHEE duhej të ishte një opsion dhe jo i vetmi agjent për arkëtimin e kësaj takse.

“Bazuar në disa parime të autonomisë vendore dhe parime të decentralizimit, menduam se këtë funksion duhej ta bënte bashkia”, ka thënë Haxhimali.

Kreu i shoqatës së Bashkive e ka cilësuar sjelljen e qeverisë si jo serioze.

” E filloi në dhjetor, vazhdoi në janar. Në një hark kohor prej 6 muajsh ka disa udhëzime. Kjo tregon se qeveria nuk është treguar serioze në përgatitjen e një pakete për të gjithë legjislacionin që i përket kësaj fushe”, është shprehur ai, duke shtuar se përfitimi i përcaktuar 4% për OSHEE duhet të vendoset mes bashkive dhe këtij institucioni dhe jo të sanksionohet me vendim.

Metodologjia e re për mbledhjen e taksës së banesës ka hyrë në fuqi në 1 prill të 2018-s. Taksa për banesat është përcaktuar për qytetarët 0.05%, ndërsa për bizneset 0.2%.

s.a/dita

 

Share This Article
13 Comments
  • Se kush do ta mbledhe taksen e baneses , mua si pensionist nuk me intereson aspak! Une dua qe qeveria te me binde mua perse duhet ta paguaj kete taks kur shtepin e kam timen , te blere e te njohur ligjerisht nga shteti . Une nuk nxjerr te ardhura nga shtepia se e kam per banim.Ja kush eshte problemi im, te cilin askush nuk e ka sqaruar plotesisht deri me sot , por jane sulur kush ta perfitoje kete takse!

  • Kjo ndodh sepse nuk ka njeres te afte e me mend ne institucionet qendrore ! Nuk ka njeres te pergjegjshem , serioze e me pervoje ne drejtimin e puneve te shtetit ! Nga adoleshentet nuk mund te pritet me teper se kaq !

  • Nje person ka nje shtepi personale private, te cilen e ka realizuar me punen, mundin dhe djersen e vet, ku shteti dhe qeveria nuk ka asnje kontribut. Cfare te drejte ka qeveria dhe kushdo qofte pushtet qendror ose lokal te vendose TAKSE mbi pronen ose shtepine private personale te tjetrit.
    Ne nje kohe qe shtepia, vila, apartamenti kerkon riparime, bojatisje dhe mirembatje te cilat i ben vetem pronari i vertete dhe ligjor. Ku edhe ketu pushteti qendror dhe lokal nuk ka asnje kontribut.
    Gjithashtu mund te keshe edhe nje shtepi tjeter ne plazhe, ne mal ose fshat çfare takse kerkon qeveria, pushteti qendror dhe lokal kur nuk ka asnje kontribut. Ne nje kohe ata persona qe kane nevoje per ndihme ekonomike, financiare dhe sociale i ka lene ne meshire te fatit ne harrese totale.
    Takse prone, shtepie, vile ose apartamenti mund te merret vetem atehere kur fiton, merr diçka, kur e jep me qera.
    Por, kjo ndodh sepse qeveria e “RILINDJES” e dalur nga PS-ja e kryesuar nga nje debil, qe nuk din te beje asgje, nuk din te beje as piktura qe thote se e ka zanate, profesion por eshte i paafte edhe si zhgarravinist qe quhet mender lapanjozi, barboni dhe endacaku i rrugeve te Parisit EDVIN KRISTAQ ANETA RAMA.
    Prandaj kete lloj karagjozi dhe karikature duhet ta shporrim sepse vetem per te vjedhur pasurite kombetare te vendit dhe hajdut xhepash i shqiptareve non stop kete “pune” e ben “shkelqyeshem”. Pis karagjoz dhe handikapat. Tung.

    • Jo mor A, per njohjen qe ke duhet te vendosesh germen ZH …Mire qe nuk thua qe kete takse e ka shpikur E. Rama….Mos aresyeto si ..idiot !

  • Zoti Fatmir,
    Po jap ca sqarime personale se ç’është taksa e pronës.
    Taksa e pronës (e shtëpisë në rastin tuaj), mblidhet nga bashkia (apo rajoni/rajonet që i përket kjo pronë) si e ardhur (shpeshherë kryesore) e saj. Ajo përdoret nga bashkia për të gjithë nevojat/shpenzimet/investimet e saj. Përndryshe ku do i gjente paratë bashkia të mirëmbante rrugën pranë shtëpisë tuaj, lulishtet, pastruesit, kopshtet, …, ajrin e pastër që thithim, etj., etj.
    Taksa zakonisht funksionon kështu: bashkia vlerëson pronën dhe destinacionin e saj. Në bazë të këtyre dy faktorëve zbaton koeficientin përkatës të vendosur më pare me ligj. Gjithë lufta elektorale për këtë taksë, bëhet për këtë koeficient, kurse vlerësimi i pronës është lufta personale që ka pronari me teknikët e bashkisë.
    Të gjithë pronarët e paguajnë këtë taksë! Qiraxhinjëve ja u merr pronari nëpërmjet qirasë, kurse ai e paguan drejtpërdrejtë. Sa më pak të ardhura të tjera të ketë bashkia e sa më shumë nevojë të ketë për para (dhe për të vjedhur, sigurisht, hahaha!), aq më e lartë është kjo taksë. Kjo taksë në anglisht quhet “property tax” dhe paguhet pothuaj në të gjitha qytetet e botës. Zakonisht, kur bëhen zgjedhjet për bashki, madhësia e kësaj takse (koeficienti që përshkrova më sipër) është një nga çështjet kryesore të debatit midis kandidatëve.
    Prandaj, kur të bëhen zgjedhjet e tjera, kërkoni se sa do jetë kjo taksë! Mos shkoni pas berihait.

    Mirë se erdhët në botën kapitaliste!
    Më mirë vonë se kurrë!

    Socializmi ja u merrte taksën fshehurazi, kurse kapitalizmi mundohet që në çdo hap t’ju bëjë të ditur se ju paguani taksa! Në këtë mënyrë njerëzit bëhen të vetëdijshëm për shpenzimet e shtetit.

    Pjesë e kësaj vetëdije është edhe pyetja që ngrini ju!

  • A,
    Po rrugen te shtepia juaj kush e rregullon?
    Po ajrin e paster qe thith, falas e ke? Hahaha!
    N.q.s. mund te funksionoje nje qytet pa bashki, atehere edhe kjo takse bie automatikisht.
    Kjo takse eshte burimi kryesor i te ardhurave te pothuaj gjithe bashkive te botes.
    Kandidato per kryetar bashkie A, e mbushja mendjen nerezve se do e heqesh kete takse dhe parate e bashkise do i sigurosh ne rruge te tjera.

  • Ja fusni dhe ankoheni qe te gjithe kot. A jeni per kapitalizem? per nje shoqeri te konsumit? Prona eshte thjeshte nje iluzion. Te gjithe paguajme per pronen, shtepine. Kendej nga ne per ata qe jane deri tek minimumi jetik ju a paguan shteti social. Ne se ke te ardhura ndryshon puna. Do te paguhet si çeçua me sben. Le ta provoje kush qe te mos bej pagesat, te dridhet e te perdridhet se gjoja eshte pronar i nje prone private qe e ka ndertuar vete, dhe se shteti menjehere te vendos sekuestro menjehere. Pastaj laj e thaj duart e pellit si gomar duke u thene te tjereve se je pronari i prones. Nuk ka ligj te te mbroje. Thjeshte ne fakt je nje perdorues dhe kujdestar me te drejten mbi ponen dhe as qe e merr me vete. Ne kete jete qe te gjithe vijme dhe shkojme dhe nuk marrim asgje me vete. Madje as token dhe truallin qe e ke me tapi. Ne rastet e mospageses se takses as qe e trashegon me per brezat e ardhshem. Ky eshte ligji. Por ju atje ne shqiperi jeni mesuar pa ligje e rrumpalle, pa shtet ligjor qe nuk ka ndermend qe te funksionoj edhe pse po kapim tre dekada. Ndaj eshte mire qe te mos bejme si kore dhe as te mos japim me mend e te kritikojme ligjzbatuesit. Kendej per vilat private paguajne taks edhe per truallin perveçse asaj te shtepise…Paguaj, paguaj, paguaj ne se do qe te jesh ne rregull me ligjin. Kaq.

  • Qiveria duhet te kete parasysh publikimet,transparencen e mos te ndodhe si me Kukesin.Nga taksat dhe vdekja nuk shpeton asnjeri,por psh me qene se ka kohe deri vitin tjeter eshte mire qe qiveria apo qiverrite lokale te publikojne listat e banoreve dhe taksen qe duhet te paguaj seicili…Psh te ndertojne aplikacione on line ku qytetaret vet te llogarisin detyrimet dhe ti krahasojne me ato qe u kerkohen.EDI mburret shume me ca aplikime…Le te bejne edhe me kete rast dicka bindese,sepse ne e dijme qe kapitalizmi ka detyre per tua futur,por te dihet se sa !!

  • Kjo takes paguhet ne te gjithe boten. Me thoni nje vend te vetem qe nuk paguan “property tax” ne bote dhe une do tju kerkoja falje. Kjo takes shkon per cdo gje qe Bashkia u ofron qytetareve si parqe, ndricim rrugesh, sherbime zjarrfiksesh,kopshte, cerdhe, ambientje rekreacioni, paga personeli, rruge brenda juridiksionit Bashkise etj. Stop whinning and start paying.

    • Tribut e amazones . Ne Amazon nuk paguhet takse per kasollet.
      Në tribut e Afrikes
      Në vendet si Somalia, Yemen edhe Saudi Arabia…Qatar, UAE….
      That’s all i got
      Or maybe Venezuela, Honduras…???

  • Cfare idotesie nuk paguan njeriu tax shtepie disa here kur e shet paguan 15% shtetit per rruget paguhen nga taxat e bashkise ndersa tani duhet te paguash taxe shtepie. E kuptoj qe shteti ska ku ti gjej parate por duhet te filloje te sekuestroje parate e a tyre qe I kane vjedhur ne fillim

    • Toni,
      Te themi se shteti vendos ligjin “Tatim i jashtezakonshem mbi vjedhjen” i ngjashem me “Tatim i jashtezakonshem per fitimet e luftes” qe vendosi Enveri pas luftes dhe sipas sugjerimit tend.
      Me kete mase imagjinare bashkia/shteti fiton nje shume (sado te madhe) parash. Me keto para bashkia “jeton” nja (te themi) 10 vjet. Pas 10 vjetesh cdo beje? Do vendose taksen e baneses!!!

      Ne qytetet e reja qe zgjerohen bashkia fiton nga taksa per lejet e ndertimit dhe taksa te ngjashme lidhur me ndertimin. Kjo ben qe taksa e baneses te qendroje e ulet. Sapo qyteti nuk zgjerohet me se nuk ka toka te reja per ndertim, taksa e baneses kap qiellin!
      Kjo eshte pervoja boterore.

      Toni: the se rruget paguhen nga taksat e bashkise. Po pra, edhe taksa e shtepive eshte nje nga taksat e bashkise.

      N.q.s. populli deshiron qe te mos kete takse shtepie, ai eshte ne te drejten e vete. POR do rriten taksat e tjera, se bashkia i DO ato miliona $$, s’ka rendesi si i merr.
      Mbase populli do jete me i gezuar pa takse shtepie.
      Ne kapitalizem shteti i do ato para, se kush i paguan eshte gjithe lufta politike qe behet.
      Shumica e botes ka rene rehat me taksen e shtepive!
      Shqiptaret do i tregojne botes eksperience te re! Plot mend kane qene deri tani.

      Per shembull: S’ka asnje takse! Do kalosh ne rruge? Do paguash. Do vije zjarrfiksja? Pas shuarjes se zjarrit do te te vije nje fature e kripur.
      Do shkosh ne lulishte/trotuar/rruge? Me para! Sapo del nga dera e shtepise do paguash ne cdo hap.
      Ujrat e zeza / plehrat ku do i hedhesh? Do paguash per liter/kg.

  • Ishim mire kur ishim keq. Kush ka jetuar ne socializem e ka te veshtire te kuptoje se ndryshimi qendron pikerisht tek sistemi. Po t’i thuash nje amerikani se ka edhe shtet pa taksa do cuditat pa mase, Edhe nje shqiptari qe u dashkan paguar taksat kjo e cudit pa fund Une do t’i krahasoja dy sistemet kapitalis dhe ate socialist me dy llojet e portofoleve familijare qe kemi pasur dikur. Njeri lloj ishte ai kur i pari i shtepise i mblidhte te gjitha te ardhurat(rrogat) dhe i ndante pjestareve te familjes nga nje sasi te vogel lekesh qe konsideroheshin para xhepi dhe nderkohe kujdesej per te gjitha shpnzimet e medha qe ishin ushqimi ,veshmbathja .sebepet familjare dasmat. vakite, mirembajtja e shtepise riparimet e ndryshme. Ndersa lloji tjeter i administrimit familjar ishte ai me kuote ku caktohej nje sasi lekesh qe duhet te dorezoheshin ne buxhetin e familjes qe sherbente vetem per ushqim.qera drita uje ndersa pjesen tjeter e mbante dhe e administronte sjcili sipas deshires. Ne kete rast i pari i shtepise nuk pergjigjej per veshmbathje apo sebepe dasma qoka etj, Tashti rasti i pare eshte soializmi rasti i dyte eshte kapitalizmi. Ne rastin e pare ai qe kishte rroge te vogel ishte me i mbrojtur karshi shpenzimeve te renda por penalizohej ai qe kishte rroge te madhe sepse ai paguante per ate qe kishte rrogen e vogel Ndersa ne rastin e dyte ky qe kishte rrogen e vogel, pasi paguante kuoten e detyrueshme, nuk i ngeleshin me para per shpenzime te medha Menjefjale socializmi nenkupton “nje per te gjithe e tegjithe per nje” Ndersa kapitalizmi nenkupton “sjcili per vete e Zoti per te gjithe” Kush eshte me i mire i pari apo i dyti?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *