Gogu: Nuk mbaron me kaq! Të ‘djegurit’ e Vettingut do të ndëshkohen

Ornela

Në një deklaratë për mediat, zv. ministri i Drejtësisë Toni Gogu sjell në vëmendje rastin e një gjyqtareje në Vlorë për të treguar se vetingu po zbulon shkeljet e panumërta të gjyqtarëve e prokurorëve.

Procesi i Vetingut, i cili po zbulon në sytë e shqiptarëve pasuri të paimagjinueshme dhe shkelje ligjore të panumërta nga ana e gjyqtarëve e prokurorëve, mund e duhet ta pastrojë deri në fund llumin e mbështjellë me togën e zezë.

Prandaj Qeveria do të vazhdojë të mbështesë pa asnjë rezervë organet e reja të kontrollit të ecin me shpejtësi e në thellësi me procesin e Vetingut, duke kaluar në filtër jo vetëm pasurinë, por edhe vendimet haptazi në kundërshtim me ligjin.

Mbase gjyqtarë që kanë dhënë e vijojnë të japin vendime të tilla si ky i fundit, mendojnë se do t’ia hedhin thjesht duke ikur nga sistemi, por jo! Pas Vetingut është radha e ndëshkimeve për të gjithë, sepse Vetingu nuk është thjesht pastrimi i llumit nga Pallati i Drejtësisë, po mjeti për të garantuar një sistem drejtësie që të bëjë drejtësi. Për të gjithë e pa dallim”, tha Gogu.

Ai i referohet konkretisht gjyqtares Herila Çela, që sipas tij ka vendosur arrest shtëpie për një person që është kapur nga policia e Vlorës duke udhëtuar i armatosur, ndërkohë që shkelësi i ligjit ishte arrestuar dy herë në harkun kohor të pak muajve.

Ky shkelës i ligjit, 2 herë i arrestuar nga policia në harkun kohor të pak muajve, lihet përsëri në shtëpi nga Gjykata, falë gjyqtares Herila Çela, e cila nuk e ka për herë të parë shfaqjen në një pozicion tejet shqetësues në raport me ligjin – gjë për të cilën ajo ka qenë edhe më parë subjekt i inspektimit të Këshillit të Lartë Drejtësisë.

Sot, Ministria e Drejtësisë i ka kërkuar Inspektoriatit të Këshillit të Lartë të Drejtëisë me shumë urgjencë të hetojë për veprimet e gjyqtares lidhur me rastin. Ne do të ndjekim deri në fund çështjen dhe do të propozojmë pranë KLD marrjen e masave në përpjestim me shkeljen, deri edhe shkarkimin e gjyqtares”, tha ai.

o.j/dita

Share This Article
10 Comments
  • A duhet ta besojme kete deklarate? Pervoja tregon se KURRE! Pse? Sepse keto lloj deklarimesh i kemi degjuar me mijra here, dhe …ja ku jemi, vuajme per drejtesi dhe ata qe e shkelin, bejne palle ariu! Ta lumsha moj Shqiperi! Vazhdoni mashtroni, se i a keni gjetur trurin ketij populli!

  • Po bahen afer 30 vite qeverisje.Po akoma nuk kemi arrit te bajme shtetin shtet.E kjo tergon paaftesin e gjithe keti mileti me diploma brenda e jasht vendit.Kur Enver Hoxha djalosh i ri ne moshen 36 vjecare ndertoi shtetin me tu clirue nga pushtuesit.Sepse ato qe u miqesuan me pushtuesit.I bane Vettingun vetes dhe hpen si shurra e pules, ku syte kembet.

  • Vazhdon fabula ke lek paguaj dil nga burgu. Po si mund te hash leket e nje krimineli kur ai do jet i lire. More po frike per te afermit e tyre nuk kane pa mire per popullin qe nuk i rruhet fare

  • Shyqyr zotit qe po ecen ajo reforma dhe po ju bie kokes shoqeve dhe shokeve te ksaj gjyqtares matrapaze.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *