Çfarë është Kristalografia

b.m.

Kristalografia është shkenca që studion trajtën, ndërtimin e brendshëm, përbërjen kimike, vetitë fizike dhe mënyrat e formimit të kristaleve.

Në fillim ka qenë pjesë e mineralogjisë, më pas është zhvilluar si shkencë më vete dhe ndahet në: kristalografi gjeometrike, kristalokiminë, kristalofizikën dhe kristalogjenezën.

Kristalografia gjeometrike studion trajtën e jashtme dhe ndërtimin e brendshëm të kristaleve si trupa të rregullt gjeometrikë.

Në Shqipëri studime të tilla janë bërë për kuarcin, piritin, kalcitin etj. dhe kanë ndihmuar për sqarimin e kushteve të formimit të vendburimeve të tyre.

b.m. /dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *