Dy motra italiane pretendojnë se janë pasardhëset e fundit në jetë të gruas që është emëruar në pikturën e Leonardo Da Vinçit si Mona Lisa.
Natalia dhe Irina Strozzi thonë se ato janë pasardhëse të Lisa Gherardini del Giocondo, bashkëshortes së biznesmenit Francesco del Giocondo.
Pretendimi i dy motrave mbështetet nga një profesor i historisë së artit në Universitetin e Firences, Rab Hatfield. Sipas tij, prova që e vërteton këtë është zbuluar 20 vite më parë, në një librari në Gjermani.
Atje u gjet një libër që mbante një shënim që i referohej Da Vinçit, si dhe një pikturë e Lisa Gherardini del Giocondos, e cila është realizuar në 1503-shin.
Motrat Strozzi thonë se ato e kanë vizituar pikturën e stër-stër-stërgjyshes së tyre në Muzeun e Luvrit shumë herë.
“Ajo është “stër…gjyshja jonë. Ne kemi të njëjtin gjak që na rrjedh në vena”, shprehen ato.
Sipas teorive, gruaja e ashtuquajtur Mona Lisa ishte bashkëshortja e një tregtari mëndafshi, ndërsa të tjerë thonë se ajo ishte thjesht imazhi që kishte Da Vinçi për gruan ideale.
Ka edhe një teori tjetër, sipas të cilës, ajo që konsiderohet si piktura më e famshme dhe e njohur në historinë e artit, është në të vërtetë një autoportret i mjeshtrit italian.
s.a/dita

Po ku jeni mi amon ,se kam koh te gjate ,tu u ropat Talise
tu ju kerku ,t’ju pikturoj me penelin tim te Arte
qi bo mrekullira ,te dyja ne nji 🙂
Jane geshtra ( kamuflim) ..
Mona Liza eshte tjesht quajtur l’ho veper e Leonardo da Vinci dhe guruaja qe shfaqet nuk egziston ( gjepura) ….
Ne kete veper fshihet SANG REAL ( GJAKU I KRISHTIT FAMILJA E TIJ)
JANE DY FIGURA NJERA MBI TJETERN . NE NJE SHFAQET KRISHTI DHE NE TJETERN MARIA MAGDALENA SHTATZAN.
INTERNET ESHTE PLOT ME ARGUMENTE TE TILLA .
EDHE NE DARKEN E FUNDIT KU KRISHTI ESHTE SHFAQUR ME MARIE MAGDALENA ESHTE EDHE FEMIJA I TYRE JO SHUME I EVIDENTI SE..
dhe pastaj??
a mendoni se do të keni më shumë vlerë se sa ajo që keni nëse jeni pasardhëse të lizës,gruas së një tregëtari mëndafshi??
nuk është personi i vizatuar ai që ka ndonjë meritë!
është leonardo dora dhe mëndja e tij që kanë vlerë në atë pikturë!!
liza mund të ketë qënë zheni por dhe një grua mëse normale e asaj kohe!!po të mos ishte pikturuar nga leonardo!?
do të kishte të njëjtën vlerë sa të gjithë njerzit që lindin,rrojnë dhe vdesin në ANONIMITET!
pavarsisht kësaj manie që keni,ju motrat me gjakun e gruas që ka pikturuar nga leonardo!?
ju nuk mund të dilni nga ANONIMITETI,duke treguar se jeni pasardhëse të dikujt!!
nëse jeta tuaj varet vetëm nga jgaku i trashëguar dhe nga jeta normale që bëni,si çdo njeri tjetër?!
atëherë do të mbeteni po aq anonime sa keni qënë!!