Sulmi ndaj ish-spiunit Skripal, SHBA sanksione Rusisë

Dita

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vendosin sanksione ndaj Rusisë, pasi kanë dalë në konkluzionin se është pikërisht Moska ajo që fshihet pas sulmit që iu bë ish-agjentit rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia.

Ky vendim u komunikua këtë të mërkurë nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

“Shtetet e Bashkuara përcaktojnë se, bazuar në Aktin për Eliminimin e Konflikteve dhe Kontrollin e Armëve Kimike e Biologjike të vitit 1991 (CBË), qeveria e Federatës Ruse ka përdorur armë kimike ose biologjike në shkelje të ligjit ndërkombëtar, ose ka përdorur armë vdekjeprurëse kimike apo biologjike kundër vet shtetasve rusë”, deklaroi zëdhënësja e DASH-it, Heather Nauert.

“Sanksionet e reja pritet të vendosen përreth datës 22 gusht”, shtoi më tej ajo.

Më 4 mars, Sergei dhe Yulia Skripal u gjendën të helmuar me agjentin nervor “Novichok” në një stol parku, në Salisbury të Anglisë. Ata u shtruan në spital në gjendje kritike për jetën, por nën kujdesin e mjekëve, ata arritën të rikuperoheshin plotësisht pas disa javësh.

s.a/dita

Share This Article
1 Comment
  • Ne cilin shtet te BOTES tradhetaret dhe spiunet qe i sjellin dem shtetit te tyre falen?
    Pervec se ne Amerike, mund te na thoni ndonje emer shteti tjeter qe “fal” spiunet e vendit te tij……

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *