Llalla nis betejën me drejtësinë. Apeli lë në fuqi sekuestron e pronave

DITA Online

 

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka lënë në fuqi vendimin për sekuestron preventive të disa pasurive të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, dhënë më 20 korrik nga shkalla e parë.

Seanca nisi pas një ankimimi të depozituar nga avokati mbrojtës i Llallës, Sokol Hazizaj, por procesi u zhvillua në mungesë të avokatit mbrojtës, për sa kohë ai ndodhet me pushime.

Gjyqtari i gatshëm dhe që i kishte rënë shorti për shqyrtimin e kësaj çështjeje, kërkoi asistencën e një avokati kryesisht, për të cilin ka qenë e vështirë të gjendet, për sa kohë shumica e avokatëve që gjenden në listën e Gjykatës së Krimeve të Rënda janë gjithashtu me pushime.

Për këtë arsye seanca u shty për në orën 15:00, e më pas me rifillimin e saj u vendos lënia në fuqi e sekuestrimit të pronave.

Akuza u përfaqësua në shkallën e dytë nga prokurori Bujar Sheshi, ndërsa seanca u drejtua nga gjyqtari Idriz Mulkurti.

Ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla u vendos nën hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda menjëherë pas valës së akuzave që iu drejtuan atij, sapo dha dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë shqiptare.

Dorëheqja e tij solli në fakt edhe ndërprerjen e vettingut, që u bë gjithashtu shkak për të hapur një seance dëgjimore, nëse duhej apo jo të ndërpritej vettingu dhe sigurisht në këtë pikë ish-Prokurori i Përgjithshëm Llalla fitoi.

Tashmë problemet ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla burojnë pikërisht nga “godina e qelqtë”, nga e njëjta godinë kur më herët ai drejtonte akuzën dhe gjatë analizave vjetore u kërkonte prokurorëve që të ishin më intensivë në hetimin e korrupsionit.

a.s/dita

Share This Article
7 Comments
  • Ky prokuror vepronte simbas deshirave te njeres parti.Drejtesia te veproje mbi kete njeri me gjithe forcen li gjore. Duhen te behen te qarta emerimet per Prokurore te paafte, per perfitimet qe perfituar nga Qokat e bera per njerez te larte me pushtet.dosjet e pushtetaret te larte te qeverise se dikurshme benin gjume te kendshem ne sirtar et e ketij zoterije.

  • Po mire gjithe keto sekuestro ne te gjitha keto vjedhje dhe shperdorim detyre pafundesisht, nuk duhet te arrestohet Llalla qe te beje “pak” burg?
    Apo qelite jane zene me pabuksat qe kane “vjedhur” per mbijetese 10-20 mij lek energji elektrike>

  • Po te kishte pak mende Adriatik LLalla do te thoshte. Ja ku i keni ejani dhe merrni nje ore e me pare.Bile te jepte edhe disa nga ato qe hetuesit nuk kan arritur ti kapin ato.
    Kjo do te ishte ndergjegjje e vrare e Makbethit shqiptare.!
    Porte keta nuk e kan kete kulture qe te vriten te pakte ne ndergjegj. Ndaj forca e ligji duhet te jete e fuqishme dhe e pa meshirshme.
    Nuk luftoi Llalla per nje cop buk qe ai te falet JOOOOO. Ai luftoi per grabitje te pa meshuirshme ndaj pasurise se popullit shqiptar.
    Vec kesaj ne pajtim te plote me shkelejt e tije per veten e tije beri edhe shkelje te tjera per njerzite e tije dhe at qe dhan ryshfet duke ber nje male me shkelja qe sote LLalla nuk e mban dote ne kurriz.!

  • Pse nuk leshohet Flet-Aresti nderkombetar per kete gomar ? Fshati digjet dhe kurva krihet. Ja,zoterinj cdo
    te thote te grabitesh prona dhe si i mbrojne keta prona-
    ret e rinj pronat qe ia hoqen pronareve te vertete me Li-
    gjin famekeq 7501 qe fabrikuan Berisha dhe Nano …!
    Nga lapanjoze ,shpellare e shkembore u bene pasaniket
    me te medhenj te Shqiperise,fale pushtetit qe kapen per
    t’u pasuruar e plackitur shqiptaret fakire. Prandaj tash
    qeveria Rama duhet t’i permbahet dhe te degjoje zerin e
    fuqishem te 95 perqind te shqiptareve qe kerkojne : NDESHKIM DHE SEKUESTRIM !!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *