Çfarë është Sëmundja Renale Kronike?

Pranvera Kola

 

Autoritetet e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, bëjnë me dije se Sëmundja Renale Kronike (SRK) nënkupton një dëmtimin kronik dhe progresiv të veshkave. Ky dëmtim zhvillohet në mënyrë të ngadaltë dhe të fshehtë, çka bën që shpesh të sëmurët diagnostikohen në një stad të përparuar të sëmundjes.

Në një numër të konsiderueshëm të rasteve nuk është e mundur të përcaktohet se kush është shkaku i saktë i kësaj sëmundjeje, e cila nëse nuk trajtohet që në stadet më të hershme mbart pasoja të rënda. Një person mund të ketë dëmtim të veshkave shume vite përpara së të jetë i nevojshëm fillimi i trajtimit me dializë apo transplant.

Sëmundje të tjera shoqëruese si diabeti, presioni i lartë i gjakut apo infeksionet e përsëritura të rrugëve urinare mund të jenë gjithashtu shkak mjaft i shpeshtë i shfaqjes së sëmundjes renale.

Një veçori e rëndësishme e kësaj sëmundjeje është dëmtimi progresiv i veshkave edhe kur është e mundur të përcaktohet shkaku dhe të trajtohet sëmundja bazë.

“Në shumë të sëmurë, edhe pse veshkat janë të dëmtuara, ato mund të vazhdojnë të prodhojnë urinë, por efikasiteti i tyre në eliminimin e toksinave nga gjaku, si përshembull të uresë, është i dëmtuar. Për këtë arsye, këto substanca, do të vazhdojnë të qarkullojnë dhe të grumbullohen në organizëm. Prandaj ju nuk mund të vlerësoni funksionin e veshkës vetëm nëpërmjet sasisë së urinës së prodhuar.

Disa të sëmurë edhe në stade shumë të përparuara të sëmundjes, apo edhe në dializë mund të vazhdojnë të prodhojnë një sasi urinë. Në rastet kur dëmtimi i funksionit të veshkës avancon shumë bëhet i nevojshëm fillimi i terapisë renale zëvendësuese me dializë apo transplanto”, bëjnë me dije bluzat e bardha të shërbimit të Nefrologjisë në QSUT.

Lidhur me pyetjen se kush është në rrezik më të lartë për sëmundje të veshkave, bluzat e bardha thonë se këto sëmundje prekin çdo njeri pavarësisht nga mosha. Megjithatë, disa individë janë më të predispozuar se të tjerë për të zhvilluar sëmundje të veshkave, siç janë pacientët që vuajnë nga diabeti, personat që kanë vlera të larta dhe të pakontrolluara të tensionit arterial, si dhe personat që kanë të afërm në familje që vuajnë me sëmundje të veshkave”.

Trajtimi në çdo rast përcaktohet nga mjeku specialist pasi të keni kryer ekzaminimet përkatëse për vendosjen e diagnozës së saktë.

 

p.k/dita 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *