UEFA publikon listën e 22 futbollistëve që do të kandidojnë për vlerësime individuale për edicionin e kaluar në Champions League.
Mes tyre, bien në sy dukshëm përfaqësues të skuadrës së Realit të Madridit.
Përgjatë përzgjedhjes së futbollistëve, UEFA bëri publike edhe 3 finalistët për lojtarin më të mirë të Europa League, të cilët janë Godin, Griezmann e Dimitri Payet.
Fituesit do të shpallen ditën kur do të hidhet shorti i fazës së grupeve të Champions League, në mesditën e 30 gushtit në Mynih.
Juria përbëhet nga 32 trajnerët e ekipeve pjesëmarrëse në sezonin e kaluar, si dhe nga 55 gazetarë nga të gjitha federatat e UEFA-s, përfshirë këtu dhe Shqipërinë.
s.a/dita
