Donald Trump, me shumë gjasë është përfshirë në situata kompromentuese, i spiunuar nga agjentë rusë të kundërzbulimit, gjatë një udhëtimi në Moskë plot 31 vite më parë.
Ky është pretendimi më i fundit dhe tronditës njëkohësisht, i bërë në një libër të ri.
Presidenti mund të jetë filmuar në vitin 1987 me prostituta ruse, të cilat i janë dërguar atij për ta zënë në kurth, edhe pse ai kishte udhëtuar atje me ish-bashkëshorten Ivana, duke e bërë atë të cënueshëm moralisht nga Kremlini, ka rrëfyer ish-kryespiuni rus i asaj kohe për autorin e librit.
Materiali mund të jetë ruajtur me kujdes nga spiunët që prej asaj kohe.
Oleg Kalugin, ish-kreu i kundërzbulimit të KGB-së, i tha autorit Craig Unger se Trump mund të ketë pasur “shumë femra të reja në dispozicionin e tij”, dhe se Rusia mund të ketë qenë duke e përgjuar atë. Ai ishte ftuar zyrtarisht nga një diplomat i lartë për të diskutuar zhvillime të mundshme mbi çështje pronash.
Kalugin pretendon se Trump ndoshta ka edhe dijeni mbi ekzistencën e atyre dokumenteve rreth tij, që përmbajnë materiale të cilat rusët i quajnë “kompromat”.
Pretendimi i jashtëzakonshëm është bërë në librin “Shtëpia e Trumpit, shtëpia e Putinit; historia e patreguar e Donald Trump dhe mafies ruse”, një vështrim i thellë mbi marrëdhëniet afatgjata të Trumpit me Rusinë, i cili pritet të botohet javën e ardhshme, i shkruar nga Unger.
Autori, një gazetar i “Vanity Fair”, ka shënjestruar në të kaluarën familjen Bush mbi lidhjet e pretenduara me sauditët, e është përmendur në shumë raste në filmin “Fahrenheit 9/11” të Michael Moore.
Libri, një kopje e të cilit është siguruar nga “Daily Mail”, pretendon se Trumpi është një “aset rus”, lakmia e të cilit e bëri atë “një prè të lehtë” të oficerëve të shërbimeve sekrete sovjetike, dekada më parë. Ai gjithsesi nuk ka prova të drejtpërdrejta për ekzistencën e të tilla përgjimeve.
“Shtëpia e Trumpit” detajon gjithashtu sesi dy bashkëpunëtorë të Trumpit, të cilët në vitin 2013 shkuan në një festë të zhvilluar nga një kriminel i njohur rus, kanë folur mbi “takimin me Vova”-n, duke nënkuptuar në këtë rast Vladimir Putinin.
Spekulime mbi lidhjet e Trumpit me rusët dhe bashkëpunimin e mundshëm me Kremlinin në zgjedhjet e vitit 2016 kanë arritur kulmin, për shkak se hetimi i prokurorit special, Robert Mueller, mbi ndërhyrjen ruse në zgjedhjet amerikane, po vijon e po zbulon të tjera detaje.(Tch)
o.j/dita

Trump,kryevepra KGB-ës.
Trump eshte per t’u pershendetur, deri me tani “ujkut” po i nxirrninin kurva qe kishte palluar ne Amerike, por “cakalli” paska bere kerdine edhe ne Rusi, i lumpte palla.
Shtepia e Bardhe ka BURRRRRE e jo mashkull.
Edhe sot qe i ka kaluar te shtatedhjetat i shkelqejne syte si macokut per pi….
Nje gje te ben pershtypje:
Keta qe llapin per carr-derrin Trump, vete e kane mbajtur me dore……apo jane steril dhe te tredhur, mjaft me brockulla, vereni punen qe ben Trump e jo pallen.
Te dhjefasha Trump. Hallin e palles se Trapit kemi tani.
Hap syte te kuptosh si po sillet me Kosoven. Ate be.