Medvedev: Sanksionet amerikane, shpallje luftë ekonomike

Ornela

Sanksionet e reja të vendosura nga Uashingtoni, Moska i konsideron si “shpallje lufte ekonomike”. Këtë e cilësoi Kryeministri rus Dimitri Medvedev, i cili duke folur për agjencinë ruse të lajmeve Tass, i vlerësoi sanksionet si të padrejta. Ai paralajmëroi se Moska do të kundërpërgjigjet me të njëjtën monedhë.

Shtetet e Bashkuara shpallën të mërkurën planin për sanksione të reja ndaj Rusisë, që lidhen me rastin e helmimit të ish-agjentit rus në Britaninë e Madhe Sergei Skripal.

Sanksionet kanë në qendër disa banke ruse me kapital shtetëror dhe vështirësimin e përdorimit të Dollarit në transaksionet që kryen nga këto banka. Sanksionet prekin po ashtu pasuritë e shtetasve rusë apo kompanive që dyshohen për aktivitete që cënojnë sigurinë ndërkombëtare.

Uashingtoni dhe shtetet perëndimore akuzojnë Moskën se fshihet pas helmimit të ish-agjentit rus Sergei Skripal dhe të bijës Julia në muajin Mars. Për helmimin e tyre u përdor një gaz nervor, formula e të cilit ishte zhvilluar në ish-Bashkimin Sovjetik.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *