AKU, kontrolle në zonat rurale. Bllokohet mish e miell i skaduar në markete

DITA Online

 

Krahas zonave turistike, kontrollet e AKU kanë nisur edhe në marketet e zonave rurale, për të ndaluar tregtimin e ushqimeve të skaduara.

Në Dibër, ka nisur kontrollin e të gjitha supermarketeve dhe dyqaneve që tregtojnë produkte ushqimore në zonat rurale të këtij qarku. Ky aksion është ndërmarr për evitimin e konsumimit të ushqimeve të skaduara, apo atyre që nuk tregtohen në kushtet e duhura higjeno-sanitare.

Trupa inspektuese e AKU-së ka evidentuar në Klos gjashtë minimarket të cilët janë kapur në flagrancë duke tregtuar produkte të skaduara.

Ndaj këtyre subjekteve janë marrë masa administrative gjobë si dhe bllokim të produkteve kryesisht mish, sallam, miell dhe patatina.

AKU gjatë kësaj stine ka kryer një vazhdimësi kontrollesh duke mbajtur nën trysni të gjitha subjekte tregtare, duke bërë që deri në këtë fazë të ketë eliminimin e problemeve që mund të konstatohen nga produktet ushqimore.

a.s/dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *