U hodh nga ura në lumin Vjosë, gjendet pas dy ditësh trupi i 57-vjeçarit

Dita

Trupi i pajetë i një 57-vjeçari,  që u hodh nga ura e fshatit Rapckë në lumin Vjosë, është gjetur pas dy ditësh kërkime.

Trupi i shtetasit me iniciale N.S u gjet mesditën e sotme nga polumbarët e RENEA-s dhe punonjësit e Komisariatit të Policisë Përmet.

Në njoftimin e policisë thuhet se nga veprimet e para të kryera, në trup nuk janë konstatuar shenja dhune.

Po në të thuhet se, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *