Një fëmijë 6-vjeçar është përplasur për vdekje nga një makinë në Divjakë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qendër të qytetit në orën 17:10.
Policia bën me dije se ka qenë një automjet tip Benz që ka shkaktuar aksidentin tragjik.
Shtetasja M.M është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnje, për kryerjen e veprimeve proceduriale.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
s.a/dita
