Një ‘shërues’ 83-vjeçar indonezian ka rrëmbyer një 13-vjeçare në vitin 2003, duke e bindur se ishte ai ishte i pushtuar nga shpirti i një djali të ri.
Viktima, tanimë 28 vjeç, u zbulua ditën e diel e zhveshur në një pyll tropikal të Sulawesit Qendror.
Policia thotë se vajza e ka vizituar ‘shëruesin’ shpirtëror 15 vite më parë me familjen e saj, dhe ka qenë pikërisht takim që e ka bërë vajzën të vendosej në shënjestrën e tij.
Për ta detyruar atë që të qëndronte në shpellë, ai i thoshte vajzës se një shpirt e vëzhgonte atë në çdo moment, e madje, ai i ka treguar asaj edhe një fotografi të një djali tërheqës, të quajtur Amrin.
“Ajo ishte udhëhequr për të besuar se fryma e Amrin kishte hyrë në trupin e të moshuarit”, ka deklaruar shefi i Policisë Qendrore Sulawesi, Muhammad Iqbal Alqudusy, në një konferencë shtypi. “Është e qartë se ai po kënaqte epshin e tij.”
Për të mashtruar prindërit e saj, për disa vite Jago ka dërguar paketa të vogla ushqimi tek ata, duke u shtirur si vajza dhe duke i thënë se kishte shkuar për të fituar para në Xhakarta.
Jago pranon se të dy kanë jetuar së bashku, por thotë se kurrë nuk kanë pasur ndonjë kontakt seksual para vitit 2008.
Tani ai do të përballet me 15 vite burg, për seks me të mitur.

s.a/dita

Cfare burgut more te uruar.
Ky duhet varur per topesh deri ti dalin shpirti per kjamet.
Pune turqish ose ma mire rrahmanash.
..Dhe jo vetem turqish…
…Keto jane.pune te ndyra pedofilesh me petka predikuesish…, Predikues falls si keta gjenden te shumte ne te gjitha religjionet e fete…,, dhe ne fakt keta tipa gjejne strehe te mire e te ngrohte nen ideologjite qe predikojne… Nuk ka rendesi shume ideologjia per keta tipa qe per fat te keq jane me mijera e mijera si ne radhet e te krishtereve katolike, orthodhokse, luteriane, etj, etj e si ne muslimanet, budistet, indute etj fe… Misticizmi dhe feja qe predikojne jane fasadat e tyre komode per te fshehur qellimet dhe epshet truprore.. Keta duhen djegur per se gjalli…