Dy peshq të rrezikshëm po përhapen me shpejtësi të madhe në Mesdhe

Ornela

Rikthehet alarmi i pushtimit të detit Mesdhe nga peshqit tropikalë. Së fundmi janë shfaqur dy miq të padëshiruar, të cilët janë peshq të rrezikshëm dhe helmues.

Autoriteti detar italian bën të ditur se peshku akrep dhe peshku top me njolla vijojnë zgjerimin e tyre gjeografik në detet tona.

Peshku akrep është parë për herë të parë në Mesdhe në vitin 2013. Fillimisht u fut aksidentalisht në Florida të SHBA në fund të viteve 80, duke pushtuar detin e Caraibeve dhe një pjesë të mirë të brigjeve të Atlantikut, deri sa arriti të kalojë kanalin e Suezit për t’u përhapur në Mesdhe.

Ky peshk është i pajisur me gjemba të gjatë dhe helmues dhe në rast të kontaktit pjesa e lënduar duhet shpëlarë mirë me ujë të nxehtë për të ulur efikasitetin e veprimit të helmit.

Edhe peshku top është shumë helmues dhe duhet evituar prekja apo konsumimi i tij, pasi efekti toksik ngelet i pandryshuar edhe pas gatimit. Ndërkohë që ekspertët thonë se ka një kafshim shumë të fuqishëm dhe duhet patur shumë kujdes.

o.j/dita

Share This Article
4 Comments
  • U fut “aksidentalisht ne Florida dhe ka pushtuar Kar-aibet ?????
    Po sa mijera te tille jane futur aksidentalisht ne Florida, qe te ndodhe nje pushtim i tille, se kasidentalisht mund te futen 10-15 cope .

  • Peshku akrep arriti të kalojë kanalin e Suezit për t’u përhapur në Mesdhe.
    Kanali i Suezit nuk ka lidhje as puthje kerkund me oqeanin Atllantik.Ky soj peshkut para se te hyje ne kanaline Suezit duhet te hyje nga Atllantiku ne ngushticen e gjiblartarit ne detin Mesdhe e prej ketu ne kanalin e suezit nese nuk don te rrije ne Mesdhe.
    Autori i kuriozitetit nuk njeh fare gjeografin e deteve dhe oqeaneve.Aq ma teper se kundodhet Kanali i Suezit.

  • Keta peshq vijne nga oqeani Indian nepermjet suezit.

    Rritja e temperatures e ben mesdheun habitat te

    Pershtatshem per ta.

    • Shumë drejt, faktori njeri po shkatërron ambientin në të cilin jeton.
      Jemi Krijesat më Autokatasrofale në Planet ,gjithashtu dhe më idiotët sepse nqs kafshët janë Autokatasrofale e bëjnë nga natyra pa vetëdije, Ndërsa ne e bëjmë me vetëdije të plotë të pasojave .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *