OSHEE: Fatura e energjisë dhe taksa e pronës të paguhen të ndara

Ornela

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Eelektrike nuk është fort i kënaqur me rolin e agjentit mbledhës të taksës së prones që i ka përcaktuar qeveria, por përballë këtij vendimi që nuk ka kthim, OSHEE parashtron propozimet e saj.

Më kryesori është ai i mundësisë së pagesës së pjesshme të faturës së energjisë.

Elton Sevrani drejtor i OSHEE thotë se taksa duhet të mos ketë pasoja në pagesat e energjisë elektrike.

Abonentët që kanë probleme me llogaritjet e taksës së pronës të kenë mundësi ankimimi në institucionet përkatese që kanë bërë kalkulimet, dhe të paguajnë vetëm detyrimin e dritave. Pasi kjo lidhet me financat e kompanisë. Pra taksa të jetë pjesë integrale e faturës, por qytetarët të kenë të drejtë të paguajnë edhe pjesërisht faturën, për pjesën e energjisë”, tha zoti Sevrani.

Sipas vendimit të qeverisë, familjarët do ta paguajnë taksën e pronës çdo muaj në faturën e dritave dhe çdo tre muaj OSHEE duhet të mbledh me forcë detyrimet ndaj debitoreve. Por këtë pikë, OSHEE nuk e sheh si zgjidhje me argumentin se sjell pasoja tek financat e kompanisë.

Elton Sevrani i OSHE thotë se “Taksa e pronës do të nisë të mblidhet nga OSHEE nga 1 janari i vitit të ardhshëm, por deri atëhere, duhen kaluar disa hallka”.

Për shërbimin e mbledhjes së taksës nga qytetarët, OSHEE do të arkëtojë 4 përqind të të ardhurave bruto që mblidhen nga taksa e pronës, ndërsa pjesa tjetër do ta kalojë në arkën e bashkive.

o.j/dita

Share This Article
1 Comment

  • Ku eshte lista e takses se baneses?
    Duam listen…Duam te paguajme..!
    Apo “Ha Muco…Pi Muco..!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *