E ngritur mbi një kompleks shatërvanësh në Shën Petërsburg të Rusisë, ndërtesa më e lartë në Europë është drejt përfundimit.
Qendra Lakhta, 462 metra e lartë, rrotullohet 90 gradë nga themelet deri në majë. Kulla me 87 kate do të shërbejë si zyrë qëndrore për kompaninë gjigante të karburantit Gazprom, e cila ka planifikuar të hyjë në zyrat e reja në fund të vitit 2019.
Sipas njërit prej arkitektëve të ndërtesës, Philip Nikandrov, kulla do të mbyllet në fund të kësaj vere edhe pse brenda ka ende punë për t’u bërë.
Forma e kullës simbolizon zjarrin, një tipar i dallueshëm i logos së Gazprom.
Qendra Lakhta renditet aktualisht e 13-ta në listën e ndërtesave më të larta në botë.

s.a/dita

Ceshte kjo kulle, cbejne keta mo, e di PD dhe Saliu kete problem , pse heshtin apo i ka blere Rama
Nen.kete shembull do ndertohen edh kullat tek teatri
Nga firma gjigande e prokurorise shqipetare fusha shpk.
Rrofshin shoket edver dhe lalidhjer.
Nuk ka kuptim. rrotullohet 90 grade. Mbase eshte e perdredhur 90 grade ( sic eshte nje ndertese ne Dubai )