Ricky Martin me vite ishte ndjerë i turpëruar lidhur me homoseksualitetin e tij.
Fituesi i çmimit Grammy, i cili tregoi se ishte gay në vitin 2010, kishte luftuar me vjet për të pranuar orientimin e tij seksual duke refuzuar të pranonte një gjë të tillë në shumë intervista.
Ylli nga Puero Rico ka kujtuar për “GQAustralia” eksperiencat e dhimbjeve kundër impulseve të tij, duke marrë parasysh turpërimin që ndjente pasi ishte rritur si katolik.
“Isha shumë i zemëruar, shumë këmbëngulës. Shikoja meshkujt gay dhe mendoja: nuk jam si ata, nuk dua të jem si ata, ky nuk jam unë. Ndihesha i turpëruar. Isha homofobik”, ka thënë këngëtari.
Ricky në vitin 2008 është bërë baba I dy djemve binjak, Matteo dhe Valentino,. Aktualisht ai është në lidhje dashurie me Carlos González Abella.


