Nga shpallja ‘Non Grata’ në Moskë, tek greva në Bazën Ushtarake të Vlorës

anazapta

Përplasja Shqipëri-Rusi

 

Rrëfim i studentëve Broka dhe Qorduka: Si na shpallën ‘Non-Grata’ rusët ne studentëve të detarisë në Baku në vitin 1961. Pritja në Tiranë nga Beqir Balluku dhe premtimet e pambajtura të tij. Greva që nisëm për kushte jetese e shkollim në Bazën e Vlorës. Refuzimi për zhvillimin e mësimit. Ripërballja me Ministrin e Mbrojtjes Beqir Balluku dhe pasojat e rebelimit tonë

 

Ish-studentët e detarisë: Na mblodhën në sallë e rusët na komunikuan urdhrin si ‘Non Grata’ nga Bashkimi Sovjetik, pasi sipas tyre, Shqipëria kishte tradhtuar Marksizëm-Leninizmin. Në Tiranë na priti Beqir Balluku, na falënderoi e na premtoi përfundimin e studimeve inxhinierike. Por në Vlorë, pamë se u mashtruam. Nisëm grevën me bojkotin e mësimeve. U përballëm me Beqir Ballukun përsëri e ja thamë në sy!

 

Viti 1961. Në ish-Bashkimin Sovjetik, ne studentët shqiptarë, vazhdonim studimet në fusha të ndryshme të jetës shoqërore, ekonomike dhe të mbrojtjes. Në Baku-në e Azerbajxhanit, në Rega të Letonisë dhe në Leningrad (San Pjetërburg) ishim përqendruar ne kuadrot e ardhshëm të Flotës Luftarako Detare mbi dhe nënujëse. Studionim dhe më pas do vinim në atdhe e do drejtonin anijet e Flotës detare të Shqipërisë.

STUDENTË NË RUSI

Ishim djem të rinj, plot me ëndrra e me sqimë, me plot energji dhe “përpinim” shkencën e vështirë të lundrimit dhe të luftës në det. Ndiqnim studimet, argëtoheshim por edhe ndiqnim me shqetësim situatat e ndërlikuara politike që po agravonin gjithnjë e më shumë. 4 Qershori i këtij viti na kujton largimin përfundimtar të rinisë nga baza e Pashalimanit. Qielli politik ishte i ngarkuar dhe priteshin rrufetë, dhe ata s’vonuan… Ato ranë e shkatërruan ëndrra, dëshira, shpresa, familje, miqësi, standarde jetese, etj. Përplasjet midis partive “motra” nga viti në vit plasën dhe dolën në sipërfaqe. Bashkimi Sovjetik ndërpreu ndihmat për Shqipërinë, si dhe studimet tona në shkollat ruse. Pika e vlimit arriti, studimet i lamë përgjysmë. Po kuptonim se ramë në një ambient dhe mentalitet të tjetërsuar, na pushtonte mërzia. Pyetjet: “Ç’do bëhet me ne? Ku dhe si do e përfundojmë shkollën e nisur?”, na turbullonin mendjet e çoroditura ne studentëve.

‘NON GRATA’

Dhe ja, një ditë fund maji, kur ishim në kabinete në sezon provimesh të vitit vjen urdhri: “Dorëzoni çfarë i detyroheni shkollës dhe do largoheni për Shqipëri se qeveria juaj ka tradhtuar Marksizëm-Leninizmin dhe ju nuk mund të qëndroni këtu.” Po këtë urdhër na komunikoi dhe Halim Ramohito, atasheu ushtarak, po në sensin tjetër: “Nikita Hrushov ka tradhtuar Marksizëm-Leninizmin dhe do niseni për Shqipëri!” (Vetë atasheu u shpall Non-Grata në BS dhe erdhi disa ditë më parë se ne në Shqipëri. Foli me krenari ai, por jo pa emocion. Pa u ndalur në traumën që na solli ky lajm, mbas dy apo tre ditësh u nisëm nga Bakuja për në Moskë ku na priste ambasadori ynë dhe avionë në gatishmëri…

NA PRITI BEQIR BALLUKU

Në Tiranë u pritëm si heronj, bile nga vetë ministri i Mbrojtjes Beqir Balluku. “Tashmë emrat tuaj do jenë në librin e artë të KQ të PPSH. Partia dhe shoku Enver vlerësojnë lart qëndrimin patriotik ndaj provokimeve joshëse dhe tradhtisë hrushoviane. Prandaj kemi menduar për ju studentët të vazhdoni mësimet këtu në atdheun tuaj dhe në kushte të mira!”, na tha ai. Këto fjalë s’kishte si të mos na bënin entuziastë dhe euforikë. U shpërndamë nga Tirana për të kaluar pushimet verore. Në rrugët e Tiranës na ndalonin, na takonin njerëz, na përqafonin e të përlotur na pyesnin për njerëzit e tyre që ndodheshin akoma në Bashkimin Sovjetik. Përflitej se atje na kishin keqtrajtuar apo na zhduknin nëpërmjet një “aksidenti ajror”. Por asgjë e kësaj natyre nuk ndodhi. Bile me kujdes të veçantë u sigurua kthimi ynë në Atdhe. Entuziazmi jonë shkrinte akullin e merakut të njerëzve që interesoheshin për të afërmit e tyre në Bashkimin Sovjetik. Pas pushimeve do të vazhdonim studimet… Po ku??

NË BAZËN E VLORËS

Nga postblloku i garnizonit deri në bazën N/D, gati 5 km e bëmë në këmbë. Kudo shihje kallamishte dhe ujë të ndenjur kënete. Retë e mushkonjave ishin zot i tokës dhe qiellit. Anës rrugës ishte ndërtuar kantieri i riparimit të anijeve dhe meqë s’ishin vënë në punë, ato ambiente u përzgjodhën për salla mësimi dhe dhoma fjetjeje për ne studentët e “librit të artë të KQ të PPSH”. Pa kushtet minimale për jetesë, pa ujë, pa dushe për t’u larë… Bile kur kërkonim të bëheshin na thoshin:“Jeni mësuar me mashat ruse, por këtu s’ka të tilla!”

Studentët i ngjanin atij pushimi luftëtarësh që prisnin betejën e radhës. Data 4 Shtator 1961. Kursi i ll-të  i përbërë prej 40 studentësh mori rrugën për në fushën ku do zhvillohej stërvitja. U bë rreshtimi dhe profesori ushtarak shfaqi temën e radhës. Pastaj kërkoi nga ne të vepronim praktikisht. Por ne rrinim të heshtur, të ngrirë,pa lëvizje, e me rreshtim të rreptë ndaj profesorit. Ai ishte një ushtarak i zoti (me Akademi) dhe i mirë. Ai diçka kupton nga qëndrimi jonë refuzues dhe me një zë të mekur dha komandën: “Kush nuk dëshiron të vazhdojë stërvitjen, të dalë nga rreshti!” Dolën të gjithë studentët në bllok.

GREVA NË PASHALIMAN

Pra, greva e studentëve kish filluar. Pedagogu u largua. Dhe ne pas tij në zyrat e komandës. Me zemërim të papërmbajtur lëshonim parullat “Duam kushte normale jetese”, “Kërkojmë vazhdimin e shkollës me program të caktuar”, “Lironi shokët tanë që i keni futur në dhomat e izolimit”… Frika e studentëve ishte mundur. Inati e zemërimi nuk donte të dinte për pasojat. Ishte dhënë alarmi në Ministrinë e Mbrojtjes. Tashmë marrëdhëniet komandë-student kishin marrë krisjen e madhe. Disa pedagogë, për të cilët ne kishim respekt, na shikonin si të trembur e me frikë se çfarë do bëhej me ne, si do shkonte kjo punë… Asnjë nuk jepte shpjegime. Mesa dukej atje lart, dilema ishte e madhe.

KËRCËNIMET

Në fillim e nisëm me kërcënime. I pari mbërriti prokurori ushtarak dhe e nisi me ata të “spikaturit”. Të dhënat i kishte të sakta. I kërcënoi studentët, u vuri pistoletën mbi tavolinë, duke dhënë mesazhin se “me këtë grevë që bëni ju, kjo ju pret”. U tregoi paragrafe nga rregullorja e disiplinës, dhe nene nga Kodi penal mbi krimet ushtarake. Por studentëve Todi Gerveni, Taqo Aleksi, Bezhet Shanaj, Shezai Skëndaj, etj, s’ju bënte dritë syri. Djemtë ishin trima dhe nuk e lanë as të mbaronte ligjëratën prokurori… Tepër të indinjuar e me zë të lartë i kërkuan ta fuste pistoletën nga e kishte nxjerrë. I përplasën derën dhe u larguan. Misioni i tij kishte dështuar… Gjakrat u ndezën më shumë. Studentët nuk do shkonin në mësim pa u zgjidhur problemet e tyre. Kjo bëri që ministria të ndryshonte taktikë. Dhe vijuan njëri pas tjetrit të gjithë gjeneralët të takoheshin me ne. Bënim dy deri në tre takime në ditë me grupe studentësh e studentë të veçantë. Na flisnin për situatën politike, unitetin parti-popull e sukseset që po arriheshin çdo ditë. Njëri syresh, pasi na foli për luftën guerile, (kishte qenë drejtues i një njësiti gueril në luftë), na u drejtua: “Mirë se ne luftuam kundër fashizmit, po ju kundër kujt luftoni?!’. Studentët ju përgjigjën me heshtje. Tashmë shkalla e vetëdijes dhe kundërshtisë qe rritur ndjeshëm dhe propaganda zinte gjithnjë e më pak vend. Përshtypje më të thellë na bëri vizita e Sekretarit te I-rë të rinisë TL. Ai erdhi tek studentët me një “Vollgë” që e ngiste vetë. Na takoi, na buzëqeshi dhe na tregoi një kuti shkrepëse me mbishkrime “Vinceremos”… Dhe iku. Për shumë kohë mbeti në kujtesën e studentëve dhe hamendjet e tyre.

PËRBALLJA ME BEQIR BALLUKUN

Më në fund erdhi vetë Ministri i Mbrojtjes Beqir Balluku. – Ja tha ai, – i dërgova të gjithë gjeneralët te ju dhe tani erdha për t’u takuar vetë”. Reflektonte një farë shqetësimi, shoqëruar me cinizëm për studentët. “Pa më thoni si i keni punët?” – foli më pas. Dhe pa pritur përgjigjen vazhdoi me sukseset që arriheshin çdo ditë, si komandohej ushtria, si e kishim “mundur Hrushovin” në Moskë,etj… Dhe u nis nga dera të largohej. Befas një student u ngrit nga vendi i revoltuar ju drejtua ministrit:”Po ju shoku ministër nuk na pyetët për hallet e shqetësimet që kemi, vetë folët e vetë dëgjuat!” Ministri mbeti i shtangur te dera gjysmë e mbyllur. I hutuar, s’dinte ç’të bënte. -Po ti ç’ke ashtu?-ju drejtua studentit,- e paske bërë kokën zero dhe më dukesh i zverdhur! Aq deshi studenti dhe e zbrazi “thesin”. “Tani sa më nxorën nga dhoma e izolimit nga ardhja juaj. Faleminderit që erdhët,po edhe për pritjen që na bëtë në Tiranë kur u kthyem nga Bashkimi Sovjetik. Atë here na falënderuat dhe na premtuat për të vazhduar studimet dhe do trajtoheshim siç e meritonim, si studentë të inxhinierisë navale. Në BS ne mbajtëm qëndrimin që do mbante çdo shqiptar që e do dhe e mbron vendin e tij, nderin dhe dinjitetin e shqiptarit. Por nuk ja kemi borxh askujt këtë qëndrim dhe trajtim që na bëhet”- shpërtheu ai. Tepër i emocionuar u ul në vendin e tij. Shoku jonë, SH.D, na befasoi me guximin e tij të beftë. -Më pëlqeu sinqeriteti i këtij djali, – tha Beqir Balluku,- gjërat duhet të rregullohen… Mesazhi ndoshta ishte “të ndryshojmë taktikën”.

REAGIMI PËR KUSHTET

E vërteta është se disa rregullime e përmirësime u bënë. U rrit disi cilësia dhe sasia e ushqimit, u vendosën çezma, u vu në dispozicion një anije për praktikën detare të studentëve dhe daljen e tyre në qytetin e Vlorës. Këto lëshime na bëheshin edhe si rezultat i presionit nga jashtë. Në Moskë vetë Hrushovi dhe Mikojani folën se shteti shqiptar, jo vetëm që është i paaftë të përgatisë kuadro, por edhe po i keqtrajton studentët që u larguan nga shkollat tona të larta. Sigurisht këto i bënin në interes të politikës së tyre. Ky fjalim u botua në gazetën “Pravda” me titull “Allbanci ishent Pravdu K Pravdoj” (Shqiptarët kërkojnë të vërtetën te e vërteta). Pravda vinte në Shqipëri deri në ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike midis dy shteteve. Studentët ashtu çalë-çalë vazhdonin të studionin me literaturë që kishin sjell me vete nga fakultet që i lanë përgjysmë ose i porosisnin dhe vinin nëpërmjet bibliotekës kombëtare, kanal i cili funksionoi për disa kohë, sepse këtu mungonin literature dhe baza mësimore. Bile këto studentë do të ishin “përkthyesit” e literaturës që gjendej në anije për shërbimin e armëve dhe mjeteve teknike që kishin në përdorim.

SFIDË NDAJ DIKTATIT

Erdhi dita e zgjedhjeve në rini. Sekretari i rinisë së shkollës caktohej nga drejtoria politike (ishte oficer) dhe e votonte rinia. Mbledhja ishte thjeshtë një formalitet. Po nuk mendonin kështu studentët e atyre viteve sepse ai në vend që të ishte zëdhënës dhe mbrojtës i të drejtave të studentëve e të rinjve, qe kthyer në survejues dhe informues. Po ç’ndodhi atë ditë? Pa biseduar me njëri-tjetrin, ata i vunë vizë emrit të caktuar nga Drejtoria Politike, dhe në vend të tij vunë emrin e shokut tonë G.B. (kushëri i Liri Belishovës). U hap kutia dhe kryetari i komisionit lexoi rezultatin e votimit. G.B. mori 100% të votave. Shpërthyen duartrokitjet. Të deleguarit ulën kokën dhe u larguan për të raportuar “atje lart”… Shoku që votuam, u bë sekretar rinie dhe të refuzuarin, e transferuan në një repart të ushtrisë. Erdhi koha e përfundimit të mësimeve dhe ne do të diplomoheshim. Kjo gjë na gëzonte. Studentët pasardhës do të vijonin studimet në godinën e re me klasa dhe kabinete, atje ku e kishte parashikuar mendimtari i madh Sami Frashëri në ujë të ftohtë. Akademia u pajis me literaturë, bazë mësimore e didaktike që do përgatiste kuadrot e flotës detare, peshkimit dhe atë tregtare. Por tersllëqet s’patën të sosur.

PËERPLASJA PËR DIPLOMAT

Një sfidë tjetër na doli përpara për ta përballuar: Diploma jepej me motivacionin ”Klasifikohet oficer kuverte”. Hajde mere vesh për çfarë kishin studiuar e për çfarë merrnin diplomën këta studentë? Studentët s’pranuan këta diploma. Sa i panë, i lanë në vend. Por nuk e humbën busullën e orientimit të tyre, morën detyrat në drejtimin e anijeve, BUD-eve e Flotës detare. Nuk u gjunjëzuan, po lanë emër në flotë, në kushtet e përballimit të situatave që dolën pas Traktatit të Varshavës. Shumë nga këto student e morën diplomën e akademisë kur ajo u klasifikua Institucion i Lartë në arsimin e Repuplikës. Disa prej tyre mbaruan dhe Akademi e kurse të larta, pavarësisht se program i saj ishte që në fillim i tillë…

REFLEKTIM PAS DEKADASH

Ja kështu ka ndodhur dekada më parë. Kjo është e vërteta historike e një grupi të vogël studentësh me histori të madhe në kohën e diktaturës. E parë në kontekstin e asaj kohe ishte goditje për sistemin  që atë here ishte në zenith. Këto akte për kohën, ishin ‘jashtë kornize’.. Fatkeqësisht, në vitet në vazhdim, ata janë anashkaluar apo ‘harruar’… Këto ditë po mbushen plot 52 vjet nga ajo ditë.  Në këtë 52 vjetor ne kujtojmë me respekt e krenari veprën e guximshme dhe trimërinë e tregua nga ato student që nuk u joshën nga thirrjet sovjetike, po u kthyen të gjithë në atdheun e tyre. Ishin patriotë pa u treguan dhe profesionistë të zotë e dhanë kontributin e tyre në modernizimin e flotës detare. Kujtojmë ato që s’janë më midis nesh… .Koha ecën. Në sitën e saj do kalojnë njerëz dhe ngjarje. Le të shpresojmë se edhe shtatori i vitit 1961 do të ç’muroset.

Share This Article
8 Comments
  • Ja edhe ‘nje Ze’ i perkedhelur nga “Diktatura” per studime Jashte Shtetit (BS), qe pas viteve ’90 kur erdhi “Demokracia” ankohet per “Diktaturen”:-C’far TRIMI (?!) Jam nje prej qindra studenteve, qe vazhdova Fakultetin e Inxhinierise Elektrike ne U.Sh.T. ne vitet ’60-’65 dhe u diplomova KETU! Ne Shtator ’61 erdhen ne U.Sh.T. studente te kthyer nga B.S. por dhe vendet e tjera te Demokracive Popullore. I vazhduam dhe mbaruam studimet bashkarisht, ne Fakultetin e Inhinierise, Dega Elektrike dhe Rrymat e Dobeta. Pjesa me e mire e tyre u Diplomuan “SHKELQYESHEM”! Te tille mbeten ata edhe ne pune. Ne se do t’i permend emrat e tyre, do te TURPEROHESH me shkrimin qe keni bere Zoti M. Broka. T’a gezoni “Demokracine”! Nuk dua te dij ne cilen parti e beni jeten Sot (?!) Nga ish-Fqinji i te Nderuarit Vesel DERRAJ.

  • Te gjithe ju atje(ne Rusi) dhe ne ketu,ne Shqiperi,hidhnim vallen e Enver Hoxhes e Mehmet Shehut.Asnje te keqe s’pati Shqiperia nga Kampi Socialist,asnje rrezik nuk na kanosej prej tyre.Ne te vertete,Enverit,Mehmetit e ndonje tjetri u rrezikohej kolltuku dhe ata tradhetuan Luften,tradhetuan popullin per te ruajtur ata kolltuke krimi.
    Stili i shkrimit me pelqeu.Bravo!
    Por nuk me pelqeu aspak perdorimi i inicialeve krejt te panevojshme: TL-SHD-GB
    TL-c’ju pegon te thoni Todi Lubonja?!Po dy te tjeret kush jane??

  • Eshte hera e p[are qe dy ish-studente te detarise ne Baku te Azerbaxhanit, te kthyer pas prishjes se marredhenieve Shqiperi-BS ne vitin 1961, qe flasin publikisht per nje greve sapo rinisen studimet ne Vlore! Ne fakt, te verteten e dine ata qe po e pohojne(shkruajne), ndersa per t’i kundershtuar, nese nuk thone te verteten, eshte e drejta e ish-kolegeve te tyre…

  • Jam nje vajze oficeri qe ka studjuar ne B Sovjetik ne ate periudhe, dhe kam jetuar ne Pashaliman (Orikum). Kujtime shume te thata, germa te para te emrit dhe mbiemrit (pse nuk thuhen emrat e plote, por vetem emrat e etyre qe jane denuar nga regjimi i tehershem?).
    Sa per veshtiresite eshte e vertete, ka pasur shume sepse ndertimi i qytezes se Orikumit filloi te ne vitin 1957 dhe ne ate kohe kishte vetem disa pallate te ndertuara nga sovjetiket, kinoteatri, shtepite e uleta, dhe shtepite prej druri ne fund te Orikumit. Keta qe po ankohen per dushe e per veshtiresi te tjera qe patjeter kane qene, duhet te jene nga ata kokoroshet qe me te vertete ishin mesuar ne B S, dhe kerkonin qe edhe ne Pashaliman te kishin po ato kushte.
    Ne ate kohe, ne Pashaliman kane qene ajka e djemve te Shqiperise, qe e kaluan gjithe rinine e tyre, pjesen me te bukur te jetes nen uje dhe ne qytezen e Orikumit dhe nuk u ankuan (me njeri tjetrin po). Le te lexojne librat me kujtime te Komandanteve te nendeteseve te asaj kohe Petrit Myftiu dhe Aleko Pojani.
    Nuk e kuptoj perse e kane botuar.

  • Epo ja keshtu kot ! E shikon qe ka pasur edhe “trima” Shqiperia ? Po jo trima dosido , por nga ata “trima” qe iu shkon ajo fjala “fshati digjet dhe kurva krihet” ! Nga ata “trima” qe mesonin se si ne pluhurin e baltes , ne zhgeun e vapes , ne pellgun e djereses dhe te gjakut , pra ne kushtet e luftes , te mbronin Bashkimin Sovjetik …… Keta kelyshe bushtrash ne ndryshim nga gjithe plejada patriote e ushtarakeve , ndoshta sua ka ndier fare per Shqiperine !
    Donin kushtet e Bashkimit Sovjetik ne vendin me te varfer te Europes qe nuk kishte 6 vjet qe kishte filluar te dilte nga shembulli i Afrikes ne Europe !

    Bravo djema ! Dasdrastvuje tavarishç Hrushov ! Dasdrastvuje nashjej otjec Nikita ! Cuna (per rrefintaret ) ka pase ndonje takim te rastit Hrushovi me nenat tuaja ? E di pse po ju pyes sepse njeri nga djemte tuaj , konkretisht te atij Todi Gervenit eshte Admiral Kristaq Gerveni qe firmosi faljen e detit Greqerve bashke me Saliun !

  • O Presho ça na bone mer. Do shkoj Kristaq Gerveni ne B.S. e do kerkoj prona e do i thojn ruset shko shko e pyte mir tet tome!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *