Jemi 3 milionë shqiptarë,
Kemi mbetur jasht’ Evropës,
Lumi, deti të na marrë,
jemi breë ne gaz’i botës!
3 milionë jemi të tërë,
Gjysëm lagje e Stambollit,
kashtë e koqe na ka bërë,
i paudh’i Viçidolit!
3 milionë në hasmëri,
E 8 mijë janë vrarë për tokën,
20 vjet ”Demokraci”,
lamë leshtë, e po ham’ kokën!
Turmat amorfe ndërseu,
në epokën e zaptimit,
”Përpara” u vërshëlleu,
“udhëheqësi” i rrënimit!
Shqipërinë na e ka pas,
Të pashpirt në fund greminës,
Nën ata që mullë kan’ zënë,
me qumësht të egërsinës!
SMS në DITA Në 0689073730
