Kush ishte magjistarja Circe?

DITA Online

 

Tashmë emri i saj ka hyrë në fjalor si sinonim magjepsjes, një joshëse e pamëshirshme. Madje edhe disa anomali meteorologjike janë riemëruar sipas emrit të saj, për të evokuar famën si “bartëse e dëmeve”. Por cila ishte historia e saj?

Jetonte në një “shtëpi të bukur të bërë nga mermer i pastër në ishullin Ajaje (i identifikuar nga gjeografët me Circeun e sotëm, kepin lacial që me shumë mundësi në antikitet ishte i rrethuar me det) dhe aty zhvillonte aktivitetet që e futën në legjende.

Pamja e Circes, sipas Odisesë së Homerit, ishte e bukur, e zbukuruar me flokë kaçurrela, të mbledhura me bishtaleca të gjata, ajo tërhiqte burrat me këngën e saj melodioze, i mirëpriste në tavolinë duke i joshur me sasi të mëdha ushqimi dhe me pije helmuese. Pasi i godiste me shkop, i transformonte ata në derra.

Viktimat e famshme

Emri i Circes, (magjistare mitike, të cilën Homeri e quan një gjysmëperëndeshë, një vajzë e Diellit e nimfës Perseide), është një sinonim i magjepsjes, joshjes dhe ngrënëses së burrave. Ndër viktimat e saj të famshme ishin edhe disa shokë të Odisesë. Të shkretët sapo kishin shpëtuar nga zemërimi i ciklopëve dhe mes furtunës së detit, të lodhur, kishin përfunduar në ishull, ku magjistarja me një lojë të lehtë i futi në kurth.

Të gjithë përveç Odisesë, të cilit, siç i ndodhte gjithmonë, merrte një ndihmë nga lart kur ishte në pozita të vështira. Një pije magjike e ofruar nga vetë perëndia Merkur e bëri imin nga joshja e magjistares.

Përpara një rezistence të tillë, ishte Circja që përfundoi e dashuruar pas mbretit të Itakës. Iu riktheu shokëve të Odisesë pamjen e njerëzore, dhe këta jetuan magjistaren një historie dashurie, nga ku lindi një fëmijë Telegono. Por pas një viti, shokët e Odisesë, e bindën që ta përshëndeste Circen, të linin ishullin dhe te niseshin drejt shtëpisë.

Circja i dha disa këshilla Odisesë kur u largua që e shpëtuan atë nga sirenat.

a.s/dita

Share This Article
6 Comments
  • Uliksi ,
    i luajtur nepermjet Aktorit te Madhe Shqiptare
    B.Femiu ., qe un kisha fatin ,ne nji koshe shume te vogel ,
    ta takoja ne shkallet e Turizmit te Qytetit te Fierit
    ku un jetoja .Natyrishte ishin cunat e halles time
    te medhenj qe e takuan ,e un isha aty me ata ,
    si ratsesishte .
    Nji rastesi …e kendeshme .

    I Madhi Bekim , me kujtohet mir, sado i vogel isha ,

    me ate Pardesyn e ngjyre Krem , modeli si
    quhej ateher Dopjopet ,me nji thjeshtesi
    te admirushme .Keshtu kam te fixuar un ne memorjen time ate Moment .

    Dhe pastaj Filmi ,qe ne shifnim ke Rai me seri mbremjeve .Aventurat e Uliksit ,ulur ne Divan te gjithe femijet .me ate padurimin tone te asaj moshe ,
    ku s’mungonte as , pytjet autoritare te babait , sapo hynte ne shtepi ;
    i keni ber detyrat ju qe uleni per te pare TV ?
    dhe ne qe ne heshtje pohonim po ba ,nen ankthin
    ,mos te na kerkojtani fletoret e detyrave !

    E tille ishte ajo kohe por me shume kujtime ,
    intersante ,e bukur e sinqerte .

    ———————————————————-

    Dhe ja sot Circen e kemi ktu .
    Teme intersante . Kush nuk ishte i dashuruar
    me magjine e bukurise femenile .

    Kur e do nji Figur te tille magjepsesh , i lejon vehtes gjithcka , naiv ,shndrohesh ne dikush tjeter ,perball asaj ndjenje magjie .

    Circe ,qe ne nji far menyre sot ,perfaqson Pushtetin

    i cili josh magjieshem ke do. Kush s’do te Jet prane pushtetit .

    Porperfaqson # edhe ate forc e demagogjise politike
    e cila i shndron njerzit ne derra ,ne kafshe si ndodh sot
    me demokracine .

  • Pershkruat tamam ate kohe…gjithashtu babai im…sa here na shihte para TV…Na pyeste i bete mesimet?? Un dhe vellai po….gjyshi qe e dinte na shihte ne sy,por nuk tregonte…ahhhh cfare vitesh….ate qetesi dhe ate lumturi qe kam perjetuar ne ato vite…kush e mendonte qe do vinin gjerat keshtu…sa dhimbje kishim para per te perjetuar!!!

    • Eri …
      eshte pikerishte ajo kulture familjare ,
      qe ndertoj nji shoqeri si ajo ateher .
      Me principe , Moral,rregulla ,ku prindi edukonte femijet

      me Kulturen e vertete njerezore ,i tregonte prirjoritet

      qe ai kishte ne jete ,prandaj edhe shoqeria ishte e sinqerte ,e kulturuar e njerezore ,
      me gjith pengesat e sistemit qe mundet te sillte mungesa
      e te mirave materiale e prona private ,
      por perseri koha vetetoj ,se njeriun se bejne te lumtur

      kamja ,pra pasuria materiale ,por ajo Shpirterore
      dhe ne ,brezi jone e kishim ate dikur para 90-es .

      Sot kemi gjithcka ,ka Bota , por nuk jemi aspak te lumtur si ateher . Nejse …

      Te falenderoj sinqerishte ,qe ndajm te njejtat mendime

      Eri e uroj cdo te mire ne jete…

  • C’ti bash.Keshtu e ka koha!
    Ai dy gishtrishi qe valvitesh larte me 1990 paskesh qene ma i llahtarshem se gryka e pushkus.Sot sherben per te nxjerre dy syt jasht dhe per te vue ne qetesi kruarjen e bithes nga diaret bakteriesh politikanesh qe nuk po ngopen tue gezue vetveten dhe gropos me sa fuqi popullin ne fund te ferrit.
    Pershendetje dy komentuesve ma siper.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *