20 vjet që nga lindja e Superkupës Europiane, këtë trofe e diskutojnë dy ekipe, fituesi i Champions-it dhe “Europa League”.
Dhe do të fitojë një ekip spanjoll, siç ka ndodhur në tetë nga nëntë sezonet e fundit. Gjithçka do të luhet në kryeqytetin e Estonisë.
Për herë të parë në këtë format, dy kampionë europianë nga i njëjti qytet, Madridi, po kërkojnë titullin kontinental.
Qielli i Talinit do të jetë “mbulesë” për duelin mes Real dhe Atletico, në “aktin” e tretë të një serie finalesh të paharrueshme, asaj të Lisbonës 2014 dhe Milanos 2016, që do të vazhdojë në një masë më të vogël sonte (ora 21:00) në zonën e vogël të “A. Le Coq Arena” (9.652 spektatorë).
Kjo është premiera zyrtare e Julen Lopetegui në stolin e Real Madridit, një debutim i ndërlikuar për ish-trajnerin e Spanjës nga kundërshtari Diego Simeone, por dhe nga hija e paraardhësit të tij, Zidane.
Është gjithashtu fillimi i epokës së pas Cristiano Ronaldos, plot pasiguri për shkak të vrimës së zezë të humbjes së “fabrikës” së pashtershme të prodhimit të golave. Goditjet e Atlético Madrid në merkaton e kësaj vere e kanë rritur entuziazmin e tifozëve të tij. Rodri, Lemar, Gelson, Kaliniç dhe Arias… Edhe rinovimi i Griezmann mund të konsiderohet si i tillë. Vazhdimësia e Oblak, një tjetër “gol” i madh.
Real Madridi, i cili ka fituar tri nga katër Superkupat e fundit, po kërkon titullin e pestë dhe të barazojë Barçën e Milanin në këtë drejtim. Për Atlético Madrid do të ishte Superkupa e tretë, e dyta me trajner Simeone. Ka gjithmonë llogari të papaguara në një derbi. Nuk mund të jetë vetëm një.

o.j/dita

po thuaj dhe rezultatin tani qe ka 12 ore qe ka mbaruar ndeshja, apo te vjen keq per Realin.