Raporti gjashtëmujor i Facebook-ut për kërkesat e qeverive për qasje në të dhënat e përdoruesve të këtij rrjeti social ka bërë bujë të madhe. Në këtë raport gjenden emrat e 74 shteteve që kanë bërë gjithsej 38 mijë kërkesa për qasje në informatat e përdoruesve të ndryshëm, për të cilat, jo gjithnjë kanë marrë përgjigje. Për nga numri prijnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës me afro 21 mijë kërkesa, ndërsa Facebook ka lejuar qasjen për 79 % të këtyre kërkesave. Vendi i dytë për nga numri i kërkesave është shteti i Indisë, që ka bërë 4.144 kërkesa, e pasuar nga Britania e Madhe me 2 337 kërkesa. Në këtë listë gjenden edhe Kosova dhe Shqipëria. Shqipëria ka bërë gjithsej 6 kërkesa për 12 llogari të përdoruesve në Facebook, ndërsa ka marrë përgjigje për 10 prej tyre. Ndërkaq Kosova në 2 kërkesat e saj për 11 llogari të përdoruesve të këtij rrjeti social nuk ka marrë përgjigje pozitive nga Facebook-u. Ky raport i publikuar për herë të parë nga drejtuesit e rrjetit social më të përdorur në botë, Facebook, përfshin vetëm 6 muajt e parë të vitit 2013. Sipas Facebook-ut, qeveritë bëjnë kërkesa për informata të llogarive gjatë hetimeve zyrtare, ndërsa shumica e tyre janë të lidhura me raste kriminale si vjedhje dhe rrëmbime. Në shumicën e rasteve, qeveritë janë të interesuara për informatat themelore, siç janë: emri, mbiemri dhe kohëzgjatja e shfrytëzimit, ndërsa ka edhe të atilla që kërkojnë IP adresat ose përmbajtjen e llogarive./kohanet

KOHA E SPIUNIT BOLSHEVIK KIM FILBI KA MABRUAR PER SHQYPNINE!
Shqypnia duhet me pare te mbroje te drejtat e pronareve per pronat e grabitura nga regjimet enveriste dhe berishiste dhe me pas te kerkoje te drejtat si nje shtet i barabarte me te tjeret ne Boten e Civilizuar. Sepse ndryshe kerkesa aktuale shqyptare per spiunimin nga Bota te te dhenave personale ne FACEBOOK do te ishte njesoj si kerkesa e Enver Hoxhes qe i beri bolshevikeve te Moskes shume vite me pare per te zbuluar ARMIQTE e Partise se tij te Punes.