PD: Koncesioni në shëndetësi, simboli i korrupsionit. Do ta anulojmë!

Ornela

PD vazhdon të këmbëngulë se koncesioni i check up-it në shëndetësi është simboli i korrupsionit të koncesioneve të qeverisë “Rama”.

Deputeti demokrat Bardh Spahia në dalje për mediat tha se “Raporti i KLSH-së konfirmon se, pavarësisht se analizat e check up-it i ka kryer vetëm 26 përqind e popullsisë, kompania e Vilma Nushit, kliente dhe sponsore e Edi Ramës, është paguar me 22 milionë euro, 7 milionë prej te cilave për analiza të pakryera kurrë”.

Sipas Spahiajt “Ky abuzim skandaloz me taksat e shqiptarëve për një shërbim të padhënë është vënë në dukje për të dytin vit radhazi edhe nga Kontrolli i Lartë i Shtetit”.

Deputeti demokrat tha se koncesioni është paguar për rreth 145 mijë vizita të pakryera, ndërsa Drejtoria e Tatimeve ka rimbursuar 1.8 milionë euro TVSH, pavarësisht se ligji i përjashton shërbimet shëndetësore nga detyrimet tatimore.

Opozita kujton se KLSH ka rekomanduar rishikimin e kontratës, por qeveria nuk e ka bërë një gjë të tillë.

Partia Demokratike është e vendosur të anulojë konçesionin e dështuar të check up dhe çdo konçesion tjetër korruptiv! Me ligjin e ndryshuar antimafia, çdo pasuri dhe qindarkë e grabitur, do t’u kthehet shqiptarëve! Partia Demokratike konfirmon dhe një herë publikisht se është e vendosur të anullojë koncesionin e dështuar të check up dhe çdo koncesion tjetër korruptiv në kurriz të parave të shqiptarëve”, tha deputeti demokrat Bardh Spahia.

o.j/dita

Share This Article
4 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *