Ambasada amerikane në Tiranë ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë të interesuarit për vizë turistike në SHBA.
Përmes një postimi në Facebook, ambasada thotë se të interesuarit duhet të tregohen të kujdesshëm rreth procedurave dhe se nuk kërkohet garanci financiare për të fituar vizën.
“Vendimet tona bazohen tek intervista, ndaj ejani të përgatitur për t’iu përgjigjur disa pyetjeve dhe lërini dokumentet në shtëpi!”- njofton ambasada.
Postimi i plotë i ambasadës amerikane në Tiranë:
Nuk keni nevojë për garanci financiare ose dokumente të tjera në mbështje të aplikimit tuaj për vizë turistike për në Shtetet e Bashkuara. Vendimet tona bazohen tek intervista, ndaj ejani të përgatitur për t’iu përgjigjur disa pyetjeve dhe lërini dokumentet në shtëpi! ? #PyetAnnën

o.j/dita

Une aplikova para disa vjetesh per te marre nje vize turiatike per te takuar mbesen dhe nipin ne shba kane mbi dhjet vjet qe jetojne atje ,por ne interviste megjithse cdo pyeetje ju pergjigja ne menyre korrekte nuk mu refuzua viza pa me thene asnje shkak .Mbesa dhe nipi jane cuditur nga kjo dhe mendojne se nuk me pengon asnje shkak qe une te shkoj per ti vizituar ato Ata jane qytetare amerikan qe kane studiuar atje dhe punojne ne ate shtet me devotshmeri sa per 10 vjet mezi kane ardhur ne vendlindjen e tyre per te takuar te afermit e tyre,Une megjiythlajmim e dhene nga ambasada nguroj te aplikoj mbasi jam ne pension dhe te aplikoj duhet te paguaj vleren dhe po te me refuzohet perseri viza keto te ardhura qe do te paguaj jane rroga e nje pensioni modest qe marr pas 35 vjeteve pune.I kerkoj anbasades te jape nje spjegim kush jane rastet qe pengojne marrjen e vizes turistike per SHBA
Faliminderit per mireepritjen u bera i pari qe komentoj artikullin pres publikimin tuaj
Faliminderit qe e publikuat mesazhin e dyte por nuk kuptoj qe pse nuk keni publikuar te parin ,ky i dyti pa te parin nuk ka kuptim
Paska ngel keq per lek ambasada amerikane.
Aplukojne 100 vete ne dite dhe marin vizen 10.