Makina del nga rruga, plagoset çifti i bashkëshortëve. Dyshohet për shkak të lagështirës

Dita

Një aksident ka ndodhur rreth orës 09:50 të mëngjesit të sotëm pranë mbi-kalimit në aksin Bulqizë- Qafa e Buallit, dhe për pasojë, është plagosur një çift bashkëshortësh.

Shtetasi me inicialet A.I, 58 vjeç, duke drejtuar mjetin e tij Opel, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë, ai dhe bashkëshortja e tij pasagjere, shtetasja 52-vjeçare Z.I, kanë marrë dëmtime të lehta në trup.

Bashkëshortët nga Durrësi po marrin momentalisht ndihmë mjekësore në spitalin e Bulqizës.

Nga veprimet paraprake të kryera dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e lagështisë në rrugë nga reshjet e shiut.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, për të hetuar për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *