350 organizata mediatike në Shtetet e Bashkuara do të nisin një fushatë për të kundërshtuar sulmet e presidentit amerikan, Donald Trump, si dhe për të promovuar shtypin e lirë.
“The Boston Globe” bëri thirrje javën e kaluar për një reagim të gjerë në shkallë kombëtare, ndaj “luftës së ndyrë” të presidentit kundër medieve, duke e titulluar atë #EnemyOfNone (Armiq të askujt).
Ekspertët e Kombeve të Bashkuara i cilësojnë deklaratat që Trump bën ndaj medieve si nxitëse të dhunës që mund të ushtrohet ndaj gazetarëve.
Konkretisht, Trump i etiketon raportimet e medieve si “lajme të rreme”, ndërsa gazetarët si “armiq të popullit”.
“The Boston Globe” kishte premtuar se do të shkruante më 16 gusht një editorial mbi rreziqet e sulmit të administratës mbi shtypin, e u kërkoi edhe medieve të tjera të bënin të njëjtën gjë.
Nismës iu bashkuan 350 gazeta të mëdha kombëtare e lokale, e mes tyre edhe të përditshme të rëndësishme ndërkombëtare si “The Guardian”.
Vajza e Trumpit, Ivanka e ka distancuar veten nga sulmet e babait të saj mbi mediet, ndërsa Sekretarja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders refuzoi të thoshte se media nuk është “armiku i popullit”.
s.a/dita

Nji i vetem,gjigand ne lufte titanike dhe triumfator!
Comrade Donnie.Nje hajvan dhe i shitur koke e kembe te ish agjenti KGB-se. Turp e faqe zeze me kete clown