Lirimi i ndërtesave nga ana e përmbaruesve privatë ka sjellë përplasje të tjera me banorët, të cilët duhet të lirojnë godinat që u janë kthyer ish-pronarëve. Ngjarja e radhës është regjistruar në kryeqytet, në rrugën “ Kont Urani”, ku tentativa e përmbaruesve për të liruar një godinë banimi ka hasur në rezistencën e disa familjeve të cilët nuk pranojnë të largohen nga banesat. Mësohet se 6 familje, të cilët banojnë prej vitesh në godinë nuk pranojnë të largohen nga shtëpitë e tyre, pasi pretendojnë se kjo ka qënë shtëpi publike që para viteve 1930. Gjatë konfrontimit një personi i ka rënë të fikët, ndërsa policia ka shoqëruar në komisariat një tjetër banor.
