Shkencëtarët australianë të Universitetit të Njukastellit po zhvillojnë një kontraceptiv femëror me bazë xhelatine, me anë të të cilit femrave u garantohet mbrojtje nga infeksionet seksualisht të transmetueshme dhe shtatzënia e padëshiruar.
Xheli mund të aplikohet me anë të një sfungjeri apo unaze vaginale 2-3 ditë para raportit seksual dhe aktivizohet vetëm në kontakt me spermën. Eksperimenti ka rezultuar i suksesshëm në laborator dhe pritet të vijohet me testet fillimisht mbi minjtë e më pas mbi njerëzit.
